Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të veturës së kryetarit të Komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibraimi.
Siç raporton “Alsat-mk”, të plagosurit janë një nëpunës i Komunës dhe shoferi i kryetarit të Komunës.
Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë person i njohur për Policinë, i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.



