Në vendin e ngjarjës, një person u pa i shtrirë në tokë nga plagët e pësuara, ndërkaq një motoçikletë u has e shtypur buzë rrugës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, që pohoi se në aksident ishte i përfshirë edhe një çiklist.
”Sot rreth orës 21:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Bekim Berisha Abeja”, në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara një motoçikletë dhe një biçikletë.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, për tretman mjekësor” deklaroi Rugova.