Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuar për plagosjen që ndodhi të enjten në mbrëmje në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë gjenden në arrati, ndërkohë që dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar e pastaj janë liruar në procedurë të rregullt.
I plagosuri thuhet se është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 11.01.2024 – 20:17. Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë, një i dyshuari është plagosur dhe është trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.


