Policia Austriake ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për terrorizem të cilët kanë qenë duke përgatitur sulm në koncertiin e pop yllit amerikan Taylor Swift.
Zyrtarët kanë thënë se njëri prej të dyshuarve është shtetas austriak 19 vjeçar nga qyteti Ternitz i cili është radikalizuar përmes internetit dhe i cili i është betuar kreut të ISIS-it, përderisa për të arrestuarin tjetër nuk janë dhënë kurrëfarë detaje.
Gjithashtu është njoftuar se në shtëpinë e 19-vjeçarit të arrestuar janë zbular substanca kimike të cilat mund të përdoreshin për krijimin e një bombe.
Taylor Swift, njëri prej pop-yjeve më të mëdha të botes, ka paraparë 3 koncerte të mëdha në Vjenë me 8, 9 dhe 10 gusht dhe ende nuk dihët se për kur ishte planifikuar sulmi. Megjithatë është bërë e ditur se koncetret do të vazhdojnë sipas planit por me sigurim të rritur.


