KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy të arrestuar dhe një në arrati për kontrabandë të mallrave dhe sulm ndaj policisë
Siguri

Dy të arrestuar dhe një në arrati për kontrabandë të mallrave dhe sulm ndaj policisë

Kosova News
Kosova News 13:18 -15/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë ndodhet në kërkim policor nën dyshimin se kanë lënduar një zyrtar policor gjatë ndalimit të tyre, derisa po parandalohej një rast i kontrabandimit me mallra më Smirë të Vitisë.

Polici i lënduar për shkak të sulmit të të dyshuarve, ka pranuar trajtim mjekësor.

“Me datë 14.01.2024 në fshatin Smirë komuna e Vitisë, policia kufitare ka identifikuar një automjet të dyshuar me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili njëherësh ishte duke përcjellë automjetin e dytë të dyshuar, të ngarkuar me mall të kontrabanduar, në të cilën ndodheshin edhe dy të dyshuarit tjerë meshkuj kosovarë. Pas përpjekjes së zyrtarëve policor për ta ndaluar veturën e dytë të dyshuar, e njëjta duke i rrezikuar seriozisht zyrtarët policorë dhe doganorë ka goditur veturën zyrtare. Zyrtarët policorë gjatë legjitimimit të të dyshuarve, janë kanosur nga njëri prej tyre, dhe gjatë futjes në kontroll të një personi të dyshuar, një zyrtar policor ishte sulmuar, dhe ka pësuar lëndime trupore për të cilat i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit të automjetit të dyshuar, të ngarkuar me mallra të kontrabanduara, thuhet se janë hasur sasi prej 1299 paketime (boksa) të tri llojeve të ndryshme cigaresh, në sasi të përgjithshme rreth 260.000 cigare.

“Lidhur me rastin janë kontrolluar edhe shtëpitë e banimit të njërit nga të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa automjeti i dyshuar i lartcekur dhe malli i ngarkuar janë konfiskuar për t’ju nënshtruar procedurave të mëtejme në terminalin doganor Dheu i Bardhë. Për të gjitha veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës, është njoftuar prokuroria kompetente ku me urdhër të prokurorit përkatës dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë, identiteti i të cilit është i njohur për PK-në ndodhet në kërkim policor”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Kosova News 15/01/2024 15/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?