KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy të akuzuar e pranojnë fajësinë për rastin e subvencioneve
Siguri

Dy të akuzuar e pranojnë fajësinë për rastin e subvencioneve

Kosova News
Kosova News 14:11 -12/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjon Musolli dhe Halit Berisha e kanë pranuar se kanë ofruar të dhëna të pasakta për të përfituar subvencione bujqësore.

Ata pranuan fajësinë të hënën në seancën e shqyrtimit fillestar, derisa prokurori i rastit, Rafet Halimi, ka kërkuar rrethanë lehtësuese për të pandehurit pasi “iniciativa për ryshfet ka qenë e zyrtarëve publikë”.

“Nuk kam mundur të marrë grante e as subvencione asnjëherë. Asnjëherë me qejf s’e kam bërë”, ka thënë Musolli, derisa avokati i tij, Kujtim Kërveshi, është shprehur se klienti ka qenë i shtyrë për ta bërë këtë “sepse përndryshe nuk do të përfitonte asnjë subvencion”.

Ai ka shtuar se përshkrimi në aktakzuë është i saktë.

Ndërsa, avokati i Berishës, Admir Salihu, është shprehur se “klienti ka qenë i obliguar për të tjerët për të përfituar subvencion”.

“I mbrojturi im e ka pranuar fajësinë me vullnet të lirë”, është shprehur Salihu.

“Pranimi i fajësisë lidhet me faktet që përmban aktakuza. Aktakuza nuk përmban shkelje të qarta ligjore ose gabime faktike”, ka thënë gjyqtari Mentor Bajraktari.

Shpallja e aktgjykimit për fermerët që pranuan fajësinë u caktua për datën 16 shkurt 2024.

Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), pati ngritur aktakuzë ndaj 10 personave,  prej tyre tetë  zyrtarë dhe dy qytetarë, në rastin e njohur si “Subvencioni IV”.

Në aktakuzën e publikuar në media thuhet se të akuzuarit në këtë rast janë: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Berat Nika, Sabit Shkodra, Musa Nivokazi, Bajram Gashi, Pajtim Krasniqi, Halit Berisha, Gjon Musolli dhe Lulzim Hajdaraj.

Sipas aktakuzës së ngritur me 23 nëntor 2023 nga PSRK-ja dyshohet se në periudhë 25 gusht 2020 deri me 24 shkurt 2021, i pandehuri Hasan Maxharraj në cilësinë e personit zyrtar në Drejtorinë për Bujqësi në Komunën e Istogut, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe vazhdimisht ka pranuar ryshfet nga Gjon Musolli që të veprojë në kundërshtim me detyrën zyrtare.

Aty shkruan se Gjon Musolli kishte aplikuar për subvencione në këtë komunë duke përdorur të dhëna personale të familjarit Eduard Musollaj dhe gjatë kontrollit të dokumentacionit vërehet se aplikimi është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Pas kësaj, thuhet në aktakuzë se për t’u rregulluar kjo çështje, Hasan Maxharraj kërkon 4 mijë euro ryshfet gjë më të cilën pajtohet Musolli. Pasi Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë i aprovon pagesat, Gjon Musolli pranon parat e subvencionit dhe i dorëzon ryshfetin e kërkuar të pandehurit Hasan Maxharraj.

Me aprovimin e pjesës së dytë të subvencionit, sipas aktakuzës, Gjon Musolli ia dorëzon pjesën e dytë të ryshfetit të pandehurit Maxharraj në vlerë të 4000 eurove në dyqanin e tij të blegtorisë në Istog.

Aktakuza thotë se me të njëjtën datë, Gjon Musolli aplikon për subvencione në Komunën e Istogut në emër të familjarit tjetër, Luigj Musollajt. Ndonëse edhe ky aplikim ishte i kundërligjshëm, pas fitimit të subvencioneve, aktakuza shkruan se Hasan Maxharraj merr ryshfet nga Gjon Musolli në vlerë të 7000 eurove.

Në pikën tjetër të kësaj aktakuze thuhet se Gjon Musolli kishte përgatitur dokumentacion për të aplikuar për subvencione në emër të familjarit Leonard Musollaj dhe të pandehurit Hasan Maxharraj i kërkon që të ndryshojë kërkesat në formularin për aplikim duke plotësuar të dhëna të pasakta në këmbim që t’i jepet ryshfet gjysma e përfitimit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, sy të pandehurit paraqesin të dhëna të pasakta kinse ka kulturë bimë mjekësore dhe aromatike dhe përfiton subvencion 7 mijë e 537 euro ndërsa këstin e dytë nuk e aprovon Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, kështu duke mos u realizuar tërësisht marrëveshja për ryshfet.

Pika e dytë e aktakuzës thotë se i pandehuri Hasan Maxharraj në cilësinë e personit zyrtar, në mënyrë të drejtpërdrejtë pranon përfitim pasuror nga Gjon Musolli që të ushtrojë ndikim të zyrtarët e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në mënyrë që t’i përshpejtojë pagesat dhe parat e subvencioneve t’i aprovohen.

Pas aprovimit të pagesave, aktakuza e ngarkon Hasan Maxharraj se ka pranuar 2000 euro ryshfet nga Gjon Musolli në dyqanin e tij në Istog.

Aktakuza thotë se nga periudha 3 shkurt 2021 deri me 10 shkurt 20212 në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, të pandehurit Luan Statovci si drejtor për Pagesa Direkte dhe Berat Nika, zyrtar për Pagesa Direkte në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në bashkëkryerje në cilësinë e personave zyrtarë pranojnë ryshfet nga Halit Berisha përmes Pajtim Krasniqit që të veprojnë në kundërshtim me detyrën zyrtare.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Halit Berisha dhe Pajtim Krasniqi kishin aplikuar për subvencione më të dhëna të pasakta dhe Berat Nika kërkon dhe pranon ryshfet në vlerë të 7000 eurove pasi dy të lartcekurve t’i aprovohen pagesat.

Prokuroria pretendon se pas vendimit për pjesën e dytë të ekzekutimit të pagesave, Pajtim Krasniqi i jep ryshfet 5000 euro Berat Nikës të cilat i ndanë përgjysmë me Luan Statovcin. Ndërsa për pjesën tjetër, Berat Nika pranon 2000 euro ryshfet të banesa e tij nga Pajtim Krasniqi, të cilat i ndanë me Luan Statovcin poashtu.

Akti akuzues thotë se në periudhën 13 nëntor 2020 deri me 24 shkurt 2021, në Prishtinë, Luan Statovci me Sadat Shkodrën i cili ishte zyrtar për Pagesa Direkte në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthorazi kërkojnë ryshfet nga Visar Krasniqi që të veprojnë në pajtim me detyrën zyrtare.

Sipas PSRK-së, Visar Krasniqi kishte aplikuar për subvencione mirëpo, me arsyetimin se kinse dokumentet nuk janë në rregull, Luan Statovci në mënyrë të tërthortë i kërkon ryshfet ndërsa Sadat Shkodra e bënë një gjë të tillë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Aty shkruan se pas kësaj, Sadat Shkodra takohet me një familjar të Visar Krasniqit dhe kërkon 30 mijë euro ryshfet për t’iu kryer lënda.

Ndërsa, për të pandehurin Lulzim Hajdaraj, aktakuza thotë se më 6 dhjetor 2020 si inspektor teknik pranon ryshfet nga Gjon Musolli që të veprojë në kundërshtim me detyrat zyrtare. Gjatë kontrollit të aplikimit për subvencione në emër të Leonard Musollaj, sipas aktakuzës i pandehuri Lulzim Hajdaraj së bashku me kolegun e tij, Blerim Mulliqi gjejnë mospërputhje të gjendjes faktike teren. Dy zyrtarët ngarkohet se hartojnë rrejshëm raportin kinse gjendja është në rregull dhe pranojnë 500 euro ryshfet nga Gjon Musolli të cilat edhe i ndajnë.

Aktakuza e ngritur nga PSRK-ja thotë se Musa Nikovazi si inspektor teknik së bashku me kolegun e tij Bajram Gashin  me 6 tetor 20220 kanë kryer kontrolle në lëndën ku aplikimi për subvencione ishte bërë në emër të Eduard Musollajt dhe gjejnë mospërputhje të gjendjes faktike me terrenin. Sipas akuzës, ata kishin gjetur se prona e paraqitur në aplikacion ishte e Komunës së Istogut.

Kështu, derisa i pandehuri Bajram Gashi qëndronte në veturë, Lulzim Hajdaraj ngarkohet se ka pranuar 500 euro ryshfet nga Gjon Musolli për ta paraqitur gjendjen si në rregull.

Po ashtu, thuhet se edhe gjatë inspektimit në lëndën në emër të Luigj Musollajt, të pandehurit Musa Nikovazi dhe Bajram Gashi vërejnë se prona e paraqitur në lëndë ishte e Komunës së Istogut dhe Kooperativës së Dubravës. Kështu, dy të pandehurit ngarkohen se kanë pranuar 500 euro ryshfet nga i pandehuri Gjon Musolli për ta paraqitur gjendjen në rregull.

Me këto veprime sipas aktakuzës, Gjon Musolli përfiton në mënyrë të kundërligjshme në lëndën në emër të Luigj Musollajt subvencion në vlerë të 4500 eurove dhe  subvencion në vlerë të 12.600 eurove në lëndën në emër të Eduard Musollajt.

Sipas aktakuzës së ngritur nga PSRK-ja, 10 të akuzuarit të gjithë së bashku dyshohet se kanë kryer veprat penale “marrje ryshfeti”, “ushtrim ndikimi”, “mashtrim në detyrë”, “ndihmë në veprën penale marrje ryshfeti”, “dhënie ryshfeti”, si dhe “mashtrim me subvencione”.

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Kosova News 12/02/2024 12/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 30°
31%
4 km/h
Wed
31 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C
Sat
33 °C
Sun
15 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?