Dy persona në Prishtinë kanë raportuar se janë sulmuar me armë zjarri.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, rastet janë cilësuar si vrasje në tentativë.
Në raport njoftohet se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, përderisa lidhur me rastet janë duke u kryer hetime intensive për arrestimin e të dyshuarve.
Nuk është bërë e ditur se kur kanë ndodhur rastet.
“Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, përderisa lidhur me rastet janë duke u kryer hetime intensive për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.


