KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy persona dëshmojnë për rastin “Kobra City”
Siguri

Dy persona dëshmojnë për rastin “Kobra City”

Kosova News
Kosova News 12:54 -13/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën gjyqësore ndaj Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren janë dëgjuar dy dëshmitarë, Liridon Ajazi dhe Brendon Kurtaj.

Liridon Ajazi gjatë dhënies së dëshmisë së tij tha se asgjë nuk i kujtohet sepse ka qenë shumë i dehur. Por ai tha se të akuzuarit i njeh, sepse janë të një fshati.

Prokurorja e rastit Merita Bina Rugova e ballafaqoi me disa pjesë të deklaratës së tij dhënë në Polici dëshmitarin Liridon Ajazi.

Ajo më tej e pyeti dëshmitarin se a ka dëgjuar të shtëna, ndërsa, dëshmitari Ajazi tha se ka dëgjuar krisma por “nuk e di sa”.

Sipas tij, në natën e 3 janarit 2023 ka ndodhur një tollovi në lokal dhe ai ka shkuar në afërsi të banjos.

I pyetur nga avokati i Dibran Hoxhës, Florent Latifaj se kur e ka parë klientin e tij atë natë, dëshmitari Latifi tha se në lokal Dibran Hoxhën e ka parë në momentin kur ka arritur policia.

Se ndodhej në lokalin “Kobra City” në natën kritike deklaroi edhe dëshmitari tjetër, Brendon Kurtaj. Edhe ai tha se ka qenë në lokal dhe ka qenë po ashtu shumë i dehur.

Sipas Kosovapress, gjatë seancës, trupi gjykues dha njoftimin se Policia nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për Hasime Idrizin dhe nuk e kanë gjetur në adresën e dhënë, madje u tha se nuk e njohin as banorët e rrethinës.

Derisa prokurorja Merita Rugova kërkoi të lexohet deklarata e kësaj dëshmitareje me këtë kërkesë u pajtua edhe mbrojtja e palës së dëmtuar.

Ndërsa, avokati i Dibran Hoxhës, Florent Latifaj kërkoi që fillimisht të bëhen më shumë përpjekje të sigurohet dëshmitarja.

Më pas trupi gjykues mori vendim që të mos të lexohet në seancën e sotme dëshmia e dëshmitares Hasime Idrizi dhe se “do të urdhërojë verifikim të adresës”.

Data e radhës për seanca u caktuan, më 2 dhe 4 prill, si edhe më 15 prill nga ora 09:30.

Gjithashtu lexoni:

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Kosova News 13/02/2025 13/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?