Dy të dyshuarit për shtytje në vetëvrasje do të qëndrojnë në paraburgim edhe dy muaj pasi kështu ka vendosur Gjykata Themelore në Prishtinë,
Gjykata ka vlerësuar se paraburgimi është i domosdoshëm pasi të pandehurit në liri mund të ndikojnë te dëshmitarët e të pengojnë rrjedhën e procedurës penale.
Dy të pandehurit dyshohen për përfshirje në rastin e një vetëvrasjeje më 14 maj në një sallon veturash në fshatin Gadime të Lipjanit.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.T dhe A.T dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.


