KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy komuna “s’kursejnë rrymë” hapin tenderë për dekorimin e shesheve për festat e fundvitit
Ekonomi

Dy komuna “s’kursejnë rrymë” hapin tenderë për dekorimin e shesheve për festat e fundvitit

Kosova News
Kosova News 17:14 -25/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komunat në Kosovë nuk po i marrin seriozisht paralajmërimet e institucioneve qendrore për një dimër të ashpër sa i përket furnizimit me rrymë. Dy prej tyre kanë hapur tender për dekorimin e shesheve për festat e fundvitit.

Sipas njoftimeve të publikuara në faqen zyrtare të e-Prokurimit, për dekorimin e shesheve, pritet të shpenzohen mijëra euro.

Prizreni është njëra nga komunat që është treguar më e shpejtë në këtë drejtim.

Pavarësisht paralajmërimeve për një dimër të vështirë që e pret Kosovën në aspektin energjetik e mundësisë që të kthehen reduktimet, kjo komunë planifikon të shpenzojë 40 mijë euro për stolisjen e qytetit.

Në njoftimin për kontratë të publikuar në e-Prokurim, janë dhënë detaje edhe për pjesët e qytetit që do të dekorohen.

“Do të bëhet dekorimi i qytetit të Prizrenit në: Sheshi i Shatërvanit, Sheshi i Dëshmorëve, Rruga Adem Jashari, Parku te Qafa e Kishës, Shtrati i Lumbardhit, Shtëpia e Bardhë, Ura e Arastës”, thuhet në njoftim.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 20 muaj nga data e dhënies së kontratës.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për këtë tender është deri më 3 nëntor, në orën 13:30.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, edhe Komuna e Lipjanit për dekorimin e festave të fundvitit ka planifikuar të shpenzojë rreth 20 mijë euro.

Në njoftimin e publikuar në e-prokurim, thuhet se kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 24 muaj.

Si afat i fundit për pranimin e ofertave është dhënë 2 nëntori, orën 14:00.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, situata energjetike në vend veç po shkon duke u përkeqësuar. Korporata Energjetike e Kosovës është duke funksionuar me vetëm dy blloqet e Termocentralit Kosova B. Blloqet A3 dhe A4 të Termocentralit Kosova A janë ndalur për të rregulluar disa probleme, derisa për bllokun A5, s’po gjendet kompani e “përgjegjshme” për ta kryer remontin.

Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit.

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavat në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë.

Bazuar në statistikat e institucioneve në Kosovë, amvisëritë janë shpenzuesit kryesorë të rrymës totale që prodhohet në vend.

Gjithashtu lexoni:

“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê

Shoferi në Ferizaj gjobitet 500 euro dhe i konfiskohet vetura

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Kurti fton Bosch Rexroth të investojë në Kosovë: “Jemi qendër digjitale e rajonit”

Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen lamtumirëse për Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence

Kosova News 25/10/2022 25/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje
23:04 -10/07/2025
Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë
22:48 -10/07/2025
Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit
21:57 -10/07/2025
Theo Hernandez nënshkruan me Al Hilal
21:25 -10/07/2025
“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê
21:23 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?