KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy fëmijë vdesin nga sulmi me thikë në Angli
Botë

Dy fëmijë vdesin nga sulmi me thikë në Angli

Kosova News
Kosova News 21:12 -29/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Të paktën dy fëmijë kanë humbur jetën e nëntë persona të tjerë janë plagosur pas sulmit me thikë që ndodhi të hënën në Southport të Anglisë. BBC-ja ka raportuar se gjashtë persona janë në gjendje kritike, derisa të tjerët po trajtohen dhe janë stabilë.

Për sulmin me thikë që ndodhi në një aktivitet vallëzimi është një i arrestuar, 17-vjeçar, nga Banks në Lancashire. Autoritetet policore thanë se shumica e të plagosurve u lënduan derisa po i mbronin fëmijët.

“Fëmijët ishin duke ndjekur një aktivitet në një shkollë vallëzimi kur i armatosuri me thikë u fut në ambiente dhe filloi t’i sulmonte fëmijët. Besojmë se të rriturit u plagosën derisa po tentonin guximshëm t’i mbronin fëmijët”, ka njoftuar shefja e Policisë për rajonin, Serena Kennedy.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë, por rasti nuk po lidhet me sulm terrorist.

Sulmin e ka dënuar kryeministri britanik, Keir Starmer.

Ai u shpreh se është i tronditur nga ngjarja dhe qëndron me familjet e viktimave.

“Lajmet janë të tmerrshme dhe thellësisht tronditëse. Jam me të gjithë të prekurit. Dëshiroj të falënderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e shpejtë”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Gazetari Tim Johnson njoftoi se ishte e tmerrshme ajo që e pa me sy.

“Ishte e tmerrshme. Kurrë s’kam parë diçka të tillë. Kishte kaq shumë makina police. Pashë burra dhe gra të ambulancës të përlotur. Njerëzit qëndronin të përlotur në rrugë. ka deklaruar gazetari që tha se shkoi në vendin e ngjarjes sapo ndodhi sulmi.

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 29/07/2024 29/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?