KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DW: Guximi dhe zhgënjimi në samitin e BE
Rajon

DW: Guximi dhe zhgënjimi në samitin e BE

Kosova News
Kosova News 10:25 -24/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zgjerimi i BE ka marrë një rrugë të re. Për shkak agresionit rus në Ukrainë momentalisht prioritet ka gjeopolitika, në vend të debateve për negociata me Ballkanin, shkruan Bernd Riegert.

Zhgënjimi është i madh tek kandidatët nga Ballkani Perëndimor që duan anëtarësim në BE. Prej dekadash atyre u premtohet anëtarësia, por për arsye të ndryshme nuk ecet përpara. Papritur Ukraina dhe Moldavia parakalojnë shtetet e Ballkanit. Në kohë rekord ato bëhen vende kandidate të BE.

Zhgënjimi është i kuptueshëm, por ai bazohet në supozime të gabuara. Në të ardhmen në zgjerimin e BE do të bëhet fjalë për gjeopolitikë, për mbrojtjen nga etjet imperiale të presidentit rus. Nuk bëhet fjalë më – si në rastin e Ballkanit Perëndimor dhe në masë të madhe rastit special Turqisë – për një përafrim politik dhe ekonomik të shoqërive aspiruese me standardet e BE.

Sfidë e nevojshme

Me vendimin historik për dhënien e statusit kandidat një vendi gjeografikisht kaq të madh si Ukraina, e cila gjendet në luftë, BE bën një ridimensionim të politikës së saj. Ky hap përmban rreziqe politike, siç u shpreh edhe politikani me përvojë, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. Por rreziqe që duhen marrë parasysh. Ata që duan të guxojnë më pak, si Franca, Holanda, Portugalia, edhe Gjermania ngushëllojnë veten, se ky hap për momentin nuk kushton dhe një anëtarësim i vërtetë i Ukrainës pas vitesh negociatash i përket një të ardhmeje të papërcaktuar.

Ky hap historik për një kohë do të ketë efekt pozitiv edhe për vendet kandidate të Ballkanit. Sepse për BE rëndësi ka për momentin të zmbrapsë ndikimin rus dhe kinez në rajon. Kriteret e pranimit që kërkohen me kaq rreptësi kanë për t’u zbutur disi. Bllokada e panevojshme dhe bezdisëse e Bullgarisë duhet të marrë fund shpejt. Nuk mund të vazhdohet më kështu, që një vend i BE problemet e brendshme politike i shfryn duke marrë peng procesin e anëtarësimit. Jo vetëm Bullgaria, edhe Greqia dhe Franca aty ku iu është përshtatur kanë vendosur veton në këtë proces.

Ballkani duhet t’i zgjidhë vetë problemet e veta

Duhet thënë, se problemet e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor kanë të bëjnë vetëm në një masë të caktuar me BE. Pengesat më të mëdha duhet t’i mënjanojnë vetë vendet kandidate – kthimin në demokraci të stabilizuara, shteti ligjor, zgjidhja e konflikteve me fqinjët – këto probleme nuk i zgjidh BE. Këtë duhet t’i zgjidhin vetë këto vende. Bosnje-Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Shqipëria kanë akoma rrugë për të bërë në këtë drejtim.

Do të kishte qenë sigurisht pozitive, nëse 26 vendet e BE do të kishin dalë të bashkuar kundër Bullgarisë dhe do t’i kishin çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Parimi i unanimitetit e ka penguar këtë. Në këtë kuptim samiti në Bruksel sërish ishte një shans i humbur, për t’i dhënë një hov të ri motivimit europian në Ballkan. Por ai dërgoi një sinjal shumë të fuqishëm në drejtim të Rusisë: BE megjithë vështirësitë është e gatshme, të ngrihet mbi veten dhe të pranojë Ukrainën. E Moska nuk mund ta ndalë këtë.

Presion për reformim të BE

Ky hap i guximshëm do ta ndryshojë BE. Ajo duhet të bëhet e aftë për pranime të reja, duhet të lehtësojë proceset e vendimmarrjes. Ndryshe nuk ka për të pranuar dot anëtarë të rinj. Kjo nuk është ndonjë gjë e re, por asgjë nuk është bërë vitet e fundit. Në BE janë shtuar populistët euroskeptikë për shkak të krizës financiare, të borxheve dhe refugjatëve dhe ka rënë aftësia pranuese. Nuk dihet, nëse shoku gjeopolitik me luftë që nisi Rusia do të jetë një pikë kthese në këtë trend apo do ta përforcojë atë.

BE këtë herë duhet ta bëjë më mirë, se në rastin e Turqisë, po ashtu një vend i madh potencial për në BE, që pjesërisht në vitin 2005 po për shkaqe gjeostrategjike do të pranohej. Në rrjedhën e këtij procesi të gjatë Turqia ka kaluar në kampin autokratik dhe nuk ka shans që në një të ardhme të parashikueshme të bëhet anëtare. Kjo nuk duhet të përsëritet me Ukrainën. / DW/

Gjithashtu lexoni:

“Ik bashkë me kuajt e tu”- Bamir Topi mesazh publik Berishës

Gërvalla në Tiranë: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon që Serbia qëndron pas Banjskës

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, gjykata liron nga burgu 21-vjeçarin

Samiti SEECP në Tiranë – Shqipëria përkrah Izraelin, kritika Iranit për armët bërthamore

E rëndë në Balldre, i moshuari bie në një shpellë 20 metra të thellë – zjarrfikësit nxjerrin trupin

TAGGED: BALLKAN, BE, Bernd Riegert, Turqi, Ukrainë
Kosova News 24/06/2022 24/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?