KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DW: Gratë shqiptare shmangën një tragjedi me më shumë pasoja
LajmeSiguri

DW: Gratë shqiptare shmangën një tragjedi me më shumë pasoja

KosovaNewss
KosovaNewss 16:35 -01/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ditën e premte, me 31 gusht, në afërsi të qytetit Siegen, një grua me origjinë gjermane, sipas të gjitha gjasave me probleme psikike, ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë dhe ka plagosur gjashtë persona. Dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën. Tragjedia, sipas fjalëve të kryebashkiakut Meus, mund të kishte qenë tragjedi edhe më e madhe. “Por tri gra me sfond migrantësh e kanë ndalur sulmuesen dhe e kanë evituar një tragjedi me përmasa më të mëdha”, thotë kryebashkiaku.

“Pas asaj që ka ndodhur në Solingen dhe asaj që po diskutohet për thikat dhe kriminelët me origjinë të huaj, duhet thënë shumë qartë se çfarë ka ndodhur në autobusin që po qarkullonte nga Neunkirhcen për Siegen, sepse gjërat nuk janë bardh e zi”, deklaroi kryetari i bashkisë Siegen Steffen Meus para shumë njerëzve që ishin mbledhur të shtunën (31.08) në festën e këtij qyteti. Këto fjalë u shoqëruan me duartrokitje të mëdha, sepse ajo që ka ndodhur në këtë autobus është një tragjedi e paparë, e cila ka mundur të jetë edhe shumë më e rëndë.

Gratë shqiptare shmangin një tragjedi me më shumë pasoja

Deutsche Welle merr vesh se këto gra që kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe në autobus janë me origjinë shqiptare. Ato janë A. P, A.B, dhe B, R-P (Redaksia e Deutsche Welles në shqip i ka edhe emrat e plotë të tyre dhe fotografitë, por për shkak të gjendjes së tyre dhe shokut që kanë përjetuar, për momentin nuk do t’i publikojmë). Ne kemi biseduar me B. R-P, e cila shpjegon se çfarë ka ndodhur. Ato kanë qenë së bashku me katër fëmijë duke shkuar në festë në qytetin Siegen.

“Kemi qenë në autobus duke u kënaqur, duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë… papritur është dëgjuar një piskamë. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë. Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë… A. P. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. B. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxerrë jashtë me shpejtësi… jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses… ia kemi nxjerrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke. Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë… dikur ajo gruaja bërtiti “ich erbege mich” (dorëzohem)… u ul me një karrikë në autobus dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia… Autobusi ishte përplot me gjak në të gjitha anët,,, ishte tmerr”, rrëfen në një bisedë me telefon për DW B. R-P, e cila gjatë bisedës shpesh ndalonte dhe ofshante.

Vetëm pas daljes nga autobusi A.P. ka vërejtur se në dorë kishte një plagë të madhe nga thika. Ajo dhe të lënduarit tjerë janë dërguar menjëherë në spital. A.P. dalë ndërkohë nga spitali dhe tani është më mirë me shëndet. Por shoku i tyre është ende i madh.

Trajtimi nga autoritetet

B. R-P. shpjegon se ato i kanë vizituar edhe autoritetet e qytetit. Kryetari i bashkisë i ka falënderuar për guximin e treguar dhe për faktin që me siguri kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë, që mund të kishin rënë viktimë. Të premten gjatë natës janë trajtuar edhe nga psikologë, por për fat të mirë, ato kanë edhe familjet e tyre pranë vetes. Megjithatë frika dhe ankthi ende janë të mëdha. “Sa herë i mbyll sytë, më paraqiten ato pamje të tmerrshme”, thotë B. R-P.

Gjithashtu lexoni:

Kush është Xhavit Musa, shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe për çfarë akuzohet?

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

70 aksidente trafiku dhe 2.182 gjoba brenda 24 orëve

Publikohen çmimet e derivateve për sot

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

KosovaNewss 01/09/2024 01/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Kush është Xhavit Musa, shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe për çfarë akuzohet?
11:30 -16/06/2026
I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb
11:13 -16/06/2026
70 aksidente trafiku dhe 2.182 gjoba brenda 24 orëve
10:39 -16/06/2026
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën
10:21 -16/06/2026
Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
10:04 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?