KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Durrësi, shtëpia e dytë e ukrainasve: Qyteti bregdetar mirëpret refugjatët e luftës
Rajon

Durrësi, shtëpia e dytë e ukrainasve: Qyteti bregdetar mirëpret refugjatët e luftës

Kosova News
Kosova News 20:26 -17/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Durrësi është kthyer së fundmi në “strehën” e preferuar të të huajve, që zgjedhin të krijojnë një jetë të re në Shqipëri.

I tillë është edhe rasti i një familjeje me 5 anëtarë nga Ukraina, me historinë e të cilëve na njeh kronika në vijim.

“Këtu ka det, ka diell, dhe mbi të gjitha s’ka luftë. Këto janë gjëra që ne i shohim si shumë të rëndësishme për të rritur fëmijët tanë.”

Këto vlerësojnë, ndër të tjera, në Durrës, shumica e refugjatëve të luftës në Ukrainë.

Të tillë janë dhe Viktoria e Oleksij Olijnik, të cilët pak ditë më parë janë shpërngulur në qytetin bregdetar.

Në mes të konfliktit dhe kaosit, me tri vajzat e tyre të vogla, ata janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, në kërkim të sigurisë dhe stabilitetit.

 “Ishte e vështirë të linim Ukrainën, sepse ne kemi lindur atje, kemi jetuar dhe studiuar atje, dhe atje na kanë mbetur shumë miq.Tani disa miq na kanë vdekur në luftë, shoku im i fëmijërisë vdiq sëfundmi dhe prandaj u largova, se doja të mbroja familjen, vajzat e mia”-tha Oleksij Olijnik.

Në Durrës, kjo familje ka gjetur më shumë se thjesht një vendstrehim të përkohshëm.

Në rrugët plot njerëz të qytetit, mes sfondit të plazhit dhe ditëve plot diell, familja Olijnik ka gjetur ngushëllim, përkatësi e paqe.

E vendosur përgjatë bregut të Mesdheut, Shqipëria e ka pritur kështu me krahë hapur familjen Olijnik, duke i ofruar jo vetëm strehim nga tmerret e luftës, por edhe mikpritjen e një populli të sjellshëm dhe të dhembshur.

 “Në syrin tim ky është një vend magjik. Dielli, deti, njerëzit dhe marrëdhëniet këtu janë shumë të mira. E vë re dhe me fëmijët tanë, të gjithë janë të buzëqeshur, të gjithë i duan dhe duan të komunikojnë me ta. Kjo është ajo që na pëlqen. Jemi lodhur me agresionin e këtu nuk gjejmë asgjë të tillë. Njerëzit janë shumë të mirë, shumë të hapur dhe të sinqertë, miqësorë. Me pak fjalë, Shqipëria, Durrësi, na përshtatet fiks”-nwnvizoi Oleksij Olijnik.

Në Durrës janë të shumtë refugjatët e luftës, kryesisht nga Ukraina e Bjellorusia, që pavarësisht largësisë nga vendlindja e tyre, mbeten të lidhur me rrënjët në vendin amë.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 17/03/2024 17/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?