Zv.ministri në detyrë, Hysen Durmishi, ka publikuar një video të urës së ndërtuar së fundi në Mitrovicë.
Durmishit ka uruar qytetarët e Mitrovicës për këtë urë. Ndërtimi i urës ka nisur rreth dy muaj më parë dhe ka përfunduar në kohë rekord.
Është paralajmëruar se zyrtarisht ura do të lëshohet në përdorim këto ditë, por pa dhënë një datë të saktë.
Një ditë më parë, Policia e Kosovës është parë në afërsi të kësaj ure për çështje sigurie.


