KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Durmishi përcjellë testimin e kamionëve në urën e Ibrit: Jemi në koordinim me KFOR-in
Politikë

Durmishi përcjellë testimin e kamionëve në urën e Ibrit: Jemi në koordinim me KFOR-in

Kosova News
Kosova News 13:05 -08/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i cili ka qëndruar në Mitrovicë ka thënë se sot përfundon procesi i testimit të stabilitetit infrastrukturor të urës mbi lumin Ibër.

Para mediave Durmishi tregoi se pas përmbylljes së këtij procesi, presin nga kompania e kontraktuar një raport nëse ura është  stabile për qarkullim të automjeteve.

“Sot gjatë ditës përmbyllet ky si proces dhe presim një raport prej kompanisë që të na tregojë se kjo urë a është stabile për qarkullimin e automjeteve. Besoj që sot përfundon testimi dhe brenda dy-tri ditëve presim raportin final”, ka thënë Durmishi.

Ministri Krasniqi: Është absurde që ura mbi Ibër të vazhdojë të jetë e mbyllur

Ai po ashtu foli edhe për raportin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti me partnerët ndërkombëtarë në lidhje me këtë çështje.

“Kryeministri, qeveria kanë takime të rregullta me QUNT-in e të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë. Siç e shihni kjo urë kur është ndërtuar, është ndërtuar për qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve. Duke e pa që sot secili qytetarë i Kosovës mund të lëviz lirshëm në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, ashtu siç lëviz lirshëm në Shtërpcë, Gracaniçë, Ranilluk dhe Kllokot atëherë është e pakuptimtë që kjo urë të mos hapet për kalimin edhe të automjeteve”, ka thënë Durmishi.

I pyetur se a kanë koordinim me KFOR-in, Durmishi pohoi një gjë të tillë.

“Po kemi koordinim me KFOR-in dhe me të gjithë që t’i përfundojmë të gjitha procedurat”, ka thënë Durmishi.

Gjatë testimit të stabilitetit të urës së Ibrit është arrestuar Aleksandar Arsenijeviq nga partia Demokracia Serbe, pasi sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ai  ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.

Ai është arrestuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.

Mësohet se anëtarë të partisë së Arsenijeviqit kanë penguar lyerjen e flamurit serb në afërsi të urës.

Ndryshe, në Komunë të Mitrovicës po mbahet një diskutim publik për përfitimet që do të sjellë hapja e urës së Ibrit, ku të pranishëm pos kryetarit të komunës, Erden Atiq janë edhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi dhe zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani. 

Gjithashtu lexoni:

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna

Të shtëna me armë në Prishtinë

Zyrtarë policorë ia shpëtojnë jetën një personi

Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë

Policia do të shtojë masat e sigurisë gjatë manifestimeve të “Vidovdanit”

Kosova News 08/08/2024 08/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Trump: Mund të bombardojmë përsëri Iranin
21:16 -27/06/2025
Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm të Williams tek Barcelona
20:58 -27/06/2025
Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshje paqeje në një ‘pikë kthese’ pas viteve të luftës
20:32 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?