Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka njoftuar se pas përfundimit të projektit dhe elaboratit të shpronësimit, sot ka filluar procedura e prokurimit për kyçjen në autostradë në fshatin Gërlicë.
Ai ka njoftuar se vlera e planifikuar e projektit është 2.8 milion euro.
Durmishi ka theksuar se po i shfrytëzojnë këta muaj të dimrit për t’i përfunduar procedurat në mënyrë që në pranverë të fillojmë me punime.
“Viti i ardhshëm do të jetë vit i investimeve të mëdha.”, ka shkruar Durmishi në facebook.


