Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se sot me financimin e ministrisë kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës që lidhë shumë fshatra të Malishevës dhe në të njëjtën kohë shërben si tranzit në mes Malisheves e Rahovecit.
“Sot, bashkë me kryetarin e komunës së Malishevës z. Ekrem Kastratin, morëm pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Gurbardh – Turjakë.
Në bazë të memorandumit të nënshkruar me Kryetarin e Komunës, ne e financojmë komplet projektin në vlerë prej 467 mijë euro”, bëri të ditur Durmishi.
Ai tha se kjo rrugë lidhë shumë fshatra të Malishevës dhe në të njëjtën kohë shërben si tranzit në mes Malisheves e Rahovecit./KosovaNews


