KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Durmishi: Brenda dy-tre ditësh do ta kemi raportin për stabilitetin e urës
Politikë

Durmishi: Brenda dy-tre ditësh do ta kemi raportin për stabilitetin e urës

Kosova News
Kosova News 14:07 -08/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka nisur testimi i stabilitetit të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Testimi po bëhet me disa kamionë, teksa nga afër këtë proces e ka ndjekur edhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Ai ka bërë të ditur se testimi i urës do të përmbyllet sot dhe brenda dy-tre ditësh pritet raporti final i ekspertëve.

“Sot jemi këtu duke i bërë testimet për stabilitetin e urës mbi lumin Ibër. Kemi filluar para dy dite, fillimisht me matjet gjeometrike. Nuk kemi mundur ta gjejmë projektin e saj, por sot ka metoda të avancuara të cilat e bëjnë matjen e stabilitetit të saj dhe këtë po e bëjmë tani. Gjatë ditës do të përfundojë ky proces në mënyrë që brenda dy – tre ditësh ta kemi raportin final, i cili konstaton nëse ura është stabile apo jo për qarkullimin e automjeteve”, ka thënë Durmishi.

Ai ka thënë se në bazë të përvojës që ka si inxhinier, kjo është ndër urat më stabile në Kosovë, porse në qoftë se rezultatet e testimit dalin se ura nuk është stabile, atëherë konform raportit do të fillojmë një procedurë tjetër për sanimin dhe stabilizimin e saj.

“Megjithatë, në bazë të asaj  çka shihet ura është stabile dhe jam i bindur se edhe raporti do ta tregojë një gjë të tillë”, ka theksuar tutje Durmishi.

Ai ka thënë se këto janë testimet e fundit, por nuk ka dhënë datë për hapjen e urës.

“Se kur hapet nuk e di, por e di që ura do të hapet sepse nuk ka asnjë arsye që të vazhdojë të jetë e mbyllur. Duke pasur parasysh se sot çdo qytetar i Kosovës mund të lëvizë lirshëm në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë këtu Leposaviqin, Zubin Potokun, Zveçanin, ashtu siç mund të lëvizin lirshëm në Shtërpcë, në Ranillugë, atëherë është e palogjikshme që kjo urë të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve”, ka nënvizuar Durmishi. 

Durmishi përcjellë testimin e kamionëve në urën e Ibrit: Jemi në koordinim me KFOR-in

Gjithashtu lexoni:

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna

Të shtëna me armë në Prishtinë

Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë

Situata e sigurisë në veri, dy komandantë të KFOR-it takohen me kryetarin e Leposaviqit

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta

Kosova News 08/08/2024 08/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Trump: Mund të bombardojmë përsëri Iranin
21:16 -27/06/2025
Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm të Williams tek Barcelona
20:58 -27/06/2025
Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshje paqeje në një ‘pikë kthese’ pas viteve të luftës
20:32 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?