KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Durkee: Thaçi s’kishte kompetencë të ndalonte dhunën, UÇK-ja s’kishte zinxhir të konsoliduar komande
Siguri

Durkee: Thaçi s’kishte kompetencë të ndalonte dhunën, UÇK-ja s’kishte zinxhir të konsoliduar komande

Kosova News
Kosova News 11:18 -13/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Michael Durkee, ish-këshilltari i Wesley Clarkut, ka vazhduar edhe sot dëshminë në Hagë.

Para Dhomave të Specializuara të gjykatës atje, ai u paraqit për herë të parë pasditen e së mërkurës.
Të enjten, ai u rikthye sërish për të folur në kohën e pasluftës në Kosovë.

“Perceptimi im, por edhe i UNMIK-ut dhe KFOR-it, ishte që refugjatët që po ktheheshin, të dëbuar nga forcat e Millosheviqit nga Kosova, në dimrin e egër ‘98-‘99-s, po ktheheshin në fshatrat e tyre dhe po shikonin se shtëpitë dhe pronat e tyre ishin shkatërruar, miqtë, shokët dhe fqinjët nuk ishin më aty. Kishte nivele të ndryshme të shkatërrimit të jetës së përditshme të jetës së shqiptarëve të Kosovës. Shumë prej tyre reaguan me dëshirën për hakmarrje e mëri, me inat”.

Ai tha se shqiptarët e kthyer në shtëpitë e tyre pas përfundimit të luftës, ndiheshin se ishin tradhtuar nga persona që ishin rritur bashkë me ta.

- Reklamë -

“Nëse shohim se çfarë ka ndodhur në pranverën ‘99, dhe veprimtaritë nuk kishin të bënin vetëm me kontrollin e qeverisë serbe, por edhe të grupeve paramilitare, të cilat ishin zhvilluar në popullsinë serbe në Kosovë. Dhe në shumë vende, këta banorë lokalë serbë jepnin informacion sa i takon se ku duhet të përqendroheshin forcat serbe. Kjo është dirigjuar kryesisht nga MPB-ja serbe”.

“Ndërkohë që shqiptarët e Kosovës po shihnin se po trajtoheshin në këtë mënyrë nga persona që jetonin në rrethana të ngjashme në ato fshatra e qyteza, besoj se është e kuptueshme se ata më pas kishin dëshirë për hakmarrje, sepse ndiheshin që ishin tradhtuar dhe viktimizuar nga persona që ishin rritur bashkë me ta”, deklaroi Michael Durkee, ish-këshilltari i Wesley Clark.
Ndër të tjera, ai foli edhe për Kanunin, si dhe për grupe kriminale që funksionin në Kosovë në periudhën e pasluftës.

“Duhet të bëhet dallimi dhe t’i referohemi traditës së Kanunit të shqiptarëve, idesë së nderit personal, rëndësisë dhe mbrojtjes së nderit personal. Kjo donte të thoshte se kur një anëtar i familjes ishte sulmuar nga një person nga i njëjti fshat e qytetzë, e gjithë familja ndiente përgjegjësinë për larje hesapesh”.
“Në historinë e Kanunit, disa prej këtyre gjakmarrjeve mund të ketë zanafillën shumë breza më përpara, nuk kanë të bëjnë domosdoshmërisht me konfliktin. Në Kanun theksohet shumë siguria, mbrojtja, avancimi i familjes kundër situata jomiqësore, sulmet nga persona tjetër, dhe familja është në bazë të gjithçkaje dhe ka rëndësinë më të madhe nga gjithçka tjetër”.
Ai thotë se organizatat apo grupet kriminale ishin shumë kohë para nisjes së luftës, prandaj, sipas tij, dhuna që ndodhi në vend pas luftës nuk është se ndërlidhet patjetër me luftën.

“Sipas mendimit tim, dhe kjo mbështetet në informacionet që janë dhënë nga persona të punësuar në KFOR e UNMIK. Disa prej tyre ishin organizata ose grupe kriminale që kishin kohë që ekzistonin, dhe nuk është se kishin të bënin me luftën, por bëhej fjalë për konflikte mes grupeve të ndryshme armiqësore ndaj njëri-tjetrit të cilët mundoheshin që të depërtonin apo të kryenin veprimtari në një fushë të konfliktit, dhe pastaj kishte edhe grupe tjera që funksionin në mënyra të ndryshme”.

Tutje, ai tha se UÇK-ja nuk kishte një strukturë solide të konsoliduar komande, “që dikush të ishte në nivel të lartë në Prishtinë dhe të jepte urdhra që më pas do të çonin në veprime apo operacione të caktuara në terren”.

“Komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderushme dhe ekzistonte vullneti i tyre për të vepruar me kokën e tyre kur e konsideronin të përshtatshme”.

“Pra, nuk kishte një zinxhir të konsoliduar komande në kuptimin e koordinimit të autoritetit të drejtpërdrejtë të komandës, siç e kuptojnë në ushtritë perëndimore”.
I pyetur nëse Hashim Thaçi mund të ndalonte dhunën në atë kohë, ai u përgjigj: “Nuk kishte Hashim Thaçi kompetencë dhe autoritet për të ndaluar dhunën në atë kohë”.

“Sepse në atë ditë, pas tërheqjes së forcave serbe, atë ditë UÇK ishte në mes të situatës ku duhet të realizonin sipërmarrjet dhe premtimet që i kishin dhënë KFOR-it, bashkë me gjeneralin Jackson.

Ndërkohë që kishte ende ushtarë të UÇK-së në terren, struktura e komandimit në thelb po përpiqej që të gjente mënyrën për demilitarizimin. Ata po shikonin zotin Çeku, Thaçin dhe persona tjerë se çfarë mund të bënin ata brenda UÇK-së për të realizuar premtimet e dhëna”.

“Ata janë përpjekur që të ndalojnë, çfarë kam parë, për të ndaluar dhunën që vazhdonte, por një pjesë e njerëzve organizoheshin në nivel lokal. Nuk kishte asnjë strukturë komanduese që do të ndalonte dhunën”.

“Siç e kemi mësuar në takimin e parë me zotin Thaçi dhe të tjerët, objektivi i tyre kryesor ishte pavarësia e Kosovës, pra krijimi i një shteti të pavarur”, tha Durkee

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Kosova News 13/11/2025 13/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?