KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Duncan: Nuk kam pasur dëshmi se ekziston një Shtab i Përgjithshëm sipas pikëpamjeve ushtarake
Siguri

Duncan: Nuk kam pasur dëshmi se ekziston një Shtab i Përgjithshëm sipas pikëpamjeve ushtarake

Kosova News
Kosova News 17:13 -22/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Derisa është përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Kadri Veselit – avokatit Rodeny Dixon, dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dëshmuar në Dhomat e Specializuara, John Stewart Duncan, tha se gjatë qëndrimit në Kosovë nuk kishte parë se ekziston një Shtab i Përgjithshëm.

Më herët gjatë dëshmisë sot, ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i cili gjatë viteve ’90 ishte këshilltar politik i Wesley Clark, komandantit të atëhershëm të NATO-s, foli për rolin e tij në Kosovë. Ai tha se detyra e tij ishte ta informonte Clarkun – gjeneralin që udhëhoqi fushatën bombarduese kundër caqeve serbe në vitin 1999.

“Unë kam dëgjuar të përmendet Shtabi i Përgjithshëm por këtë në deklarata politike kryesisht, kam kuptuar se është krijuar në mes të viteve 1990 kur UCK-ja ishte një organizatë tejet e ndryshme, shumë më e vogël dhe po dëshironin t’i jepnin një titull grandioz vetës si Shtabi i Përgjithshëm. Por në kohën sa kam qenë atje, nuk kam pasur asnjë dëshmi që ekziston një shtab i përgjithshëm nga pikëpamja ushtarake”, tha ai.

Më pas, ish-diplomati britanik filloi të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Jakup Krasniqit, avokatit Aiden Elis.

- Reklamë -

Mbrojtja e Thaçit përfundon pyetjet për dëshmitarin e tretë
Në pjesën e fundit të ditës, dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, foli për një takim që Wesley Clark e kishte zhvilluar me Thaçin në gusht të vitit 1999. Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, tha se kishin diskutuar, ndër të tjera, situatën e sigurisë në teren.

“Ngrita një problem me gjeneralin Clark, lidhur me procesin e demilitarizimit, duket sikur ky proces kishte shkaktuar pakënaqësi, dhe Thaçi dukej sikur po humbte mbështetjen nga disa prej komandantëve të zonës të cilët dëshironin të shiheshin si të asociuar me palë të tjera, në veçanti me lidhjet për financimin e mëparshëm të UÇK-së. Ngritëm problemin që kjo mbase mund të ishte një pengesë për procesin e demilitarizimit të UÇK-së. E këshillova gjeneralin Clark që të shmangte një përballje publike me zotëri Thaçin sepse mendoja që mbase kjo mund të dëmtonte pozicionin e vet. Ne na nevojitej argumenti publik i tij që përmbajtja e marrëveshjes do të zbatohej”, tha ai.

Ai tha se Agim Çeku ishte personi përgjegjës për të përmbushur dhe mbikëqyrur marrëveshjen.

Ndërkaq, lidhur me veprimet e qershorit të vitit 1999 dhe djegien e shtëpive që u përkisnin serbëve, ai u pyet nga mbrojtja nëse Thaçi do të mund ta ndalonte një gjë të tillë.

Pjesë nga dëshmia:

Mbrojtja: A do të mund ta kishte ndalur Hashim Thaçi atë dhunë?

Duncan: Në mënyrë të pavarur jo. Nuk ishte dhunë e organizuar. Bëhej fjale për sulme të hakmarrjes. Si çdo politikan ai mund të lëshonte thirrje për qetësi, sepse nuk ishte e organizuar nga UÇK-ja, me sa kuptonim ne nga informacionet që merrnim, ishte më e mira që mund t’i kërkonim të bënte.

Mbrojtja: A e bëri ai këtë apel?

Duncan: Po, e bëri.

Me këtë, mbrojtja e Thaçit përfundoi pyetjet për ish-diplomatin britanik për të nisur menjëherë Intervistimi nga mbrojtja e Kadri Veselit.

Duncan: Nuk kam parë që UÇK-ja të ketë kryer akte dhune

Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të dëshmojë para Dhomave të Specializuara në Hagë, foli për periudhën e qershorit të vitit 1999. Në ditën e parë të dëshmisë së tij, ai tha se asokohe ka parë shtëpi të serbëve që po digjeshin, por sipas tij ato veprime ishin individuale dhe jo të organizuara.

“Për shpagim”, tha ai kur u pyet nga mbrojtja Thaçit, se pse ishin bërë veprime të tilla në fund të luftës në Kosovë.

Ish-diplomati britanik tha se nuk ka parë asnjëherë trupa të armatosur që të ndërmarrin veprime të tilla. Sipas tij, është e zakonshëm që individë të caktuar – që kishin përjetuar dhunë – të ndërmarrin veprime të tilla në fund të një lufte.

Pjesë nga dëshmia:

Duncan: Dhuna ka mbizotëruar nga konflikti, shtëpitë që po digjeshin qartazi ishin shtëpi serbe, ose që dikur i kishin serbët, të cilat po digjeshin.

Mbrojtja: Sipas jush, kush po ushtronte këtë dhunë?

Duncan: Është e vështirë ta them sepse unë nuk kam parë trupa të armatosur ta bënin këtë gjë, thjeshtë persona të zakonshëm. Pra të paarmatosur, jo forca të armatosura.
Mbrojtja: Pse po ndodhte kjo gjë?

Duncan: Shpagim. Për të marr hak, kur e di çfarë të ka ndodhur dhe unë po ashtu kam marrë raporte, e sheh edhe me sytë e tu, ju mund ta imagjinoni pse e bëjnë njerëzit këtë, sepse kjo shkon përtej besës dhe nderit, kjo ndodhin zakonisht në fund të një lufte.
Mbrojtja: Shpagim për çfarë?

Duncan: Për mizoritë që kanë kryer serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Mbrojtja: Atëherë kush po e ushtronte dhunën, serbët apo shqiptarët?

Duncan: Dhuna fillimisht ishte ushtruar prej serbëve, ndërsa dhuna që pash unë kur isha atje, po bëhej prej shqiptarëve të Kosovës.

Mbrojtja: Për të marr hak?

Duncan: Pikërisht.

Mbrojtja: Thoni thjeshtë njerëz të zakonshëm, sipas jush, a ishte e organizuar kjo?

Duncan: Jo

Mbrojtja: A patë ndonjë anëtarë të UÇK-së të ushtronte krime?

Duncan: Jo.

Më pas, avokatja Nina Tavakoli lexoi një deklaratë që ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesely Clark, e kishte bërë më 14 gusht të atij viti, gjatë një vizite në Kosovë

Gjenerali Clark ndër të tjera kishte thënë se “nuk ka fakte që UÇK është pas sulmeve që janë kryer kundër serbëve, që kur paqja është nënshkruar në qershor”.

Dëshmitari tha se ai vetë e kishte udhëzuar gjeneralin që ta bënte një deklaratë të tillë dhe se kjo ishte pikëpamja e të dyve.

Mbrojtja e dorëzoi këtë artikull si provë gjyqësore.

Më herët gjatë seancës sot më 22 shtator, dëshmitari përmendi edhe propagandën serbe e cila e paraqiste UCK-në si të rregullt dhe me hierarki.
“Propaganda serbe, siç e kam kuptuar unë, sipas informatave që kam marrë, ata filluan që t’i konsiderojnë si terroristë pastaj si shohin si kanosje reale, si ushtri e rregullt të disiplinuar, me hierarki që funksionon si një ushtri e rregullt… UÇK-ja vërtetë ka pësuar shumë disfata gjatë konfliktit por ato shfaqnin numër më të madh njerëzish që u bashkoheshin dhe me pjesëmarrjes si gjeneral [Agim] Çeku që kanë sjell lloj profesionalizmi në këtë organizatë”, tha ai.

Dëshmitari britanik: Asnjëherë nuk e kam parë Thaçin të jepte urdhra
John Stewart Ducan, dëshmitari i tretë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, tha të hënën para Dhomave të Specializuara se nuk kishte parë asnjëherë që Thaçi të jepte urdhra.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, në ditën e parë të dëshmisë së tij në Hagë, ai tha se Thaçi shihej si politikan dhe jo komandant i UÇK-së.

“Asnjëherë nuk e kam parë të jepte direktiva apo urdhra, ishte qartë që kishim të bënim me dy lloj njerëzish, e para, kishim të bënim me ushtarakun apo oficerin e nivelit të lartë, dhe e dyta ishte politikani. Kjo ishte përshtypja që më është krijuar mua”, tha ai.

Ai u përgjigj me “jo” kur u pyet nëse Thaçi ishte kryekomandant apo komandant i përgjithshëm i UÇK-së.

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Kosova News 22/09/2025 22/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës
20:37 -06/06/2026
Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?