Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka zhvilluar një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në kuadër të aktiviteteve zyrtare dhe festive për 249-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.
Përmes një postimi në platformën X, ambasadori Dugolli ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në këto ngjarje për forcimin e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve.
“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme t’u bashkohem aktiviteteve të shumta festimi për 249-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Krenar që qëndrojmë krah mikpritësve tanë të nderuar në nderimin e rëndësisë së kësaj dite të veçantë dhe në forcimin e lidhjeve të qëndrueshme midis Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar Dugolli.
Përvjetori i Pavarësisë së SHBA-së është një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën publike amerikane, dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kosovës në këto ceremoni është një shenjë e aleancës së qëndrueshme dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy shteteve.
It was a great pleasure to join the many festivities celebrating the 249th anniversary of U.S. Independence. Proud to stand alongside our gracious hosts in honoring the significance of this special day and in strengthening the enduring bonds between 🇽🇰 and 🇺🇸. pic.twitter.com/0W6OLjI53d
— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) July 5, 2025