KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dugolli: BE-ja tani po e sheh se Vuçiqi s’është i gatshëm për normalizim
Politikë

Dugolli: BE-ja tani po e sheh se Vuçiqi s’është i gatshëm për normalizim

Kosova News
Kosova News 22:50 -27/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka shprehur qëndrimin e tij ndaj rolit të Bashkimit Evropian në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke e cilësuar si “të butë” reagimin e tyre ndaj Serbisë.

Sipas tij, me deklaratat e ndërmjetësuesve të BE-së, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk ka bërë asnjë hap përpara për paqen siç deklaron, pasi nuk përputhen me veprimet reale të Serbisë.

“Me deklarata të buta duke e ledhatuar pak Serbinë, me shpresën që po kthehet përfundimisht në dialog dhe në paqe po del që nuk kanë dhez këto, nuk janë qenë të vërteta edhe të sinqerta deklaratë e Vuçiqit se ata përmes dialogut po janë të interesuar që të bëjnë hapa përpara’, ka deklaruar Dugolli.

“Por kësaj radhe edhe BE-ja edhe SHBA-ja po e shohin definitivisht se ky njeri ky shtet nuk është i gatshëm për normalizim të raporteve dhe ko është shumë me rëndësi të vihet në pah. Kësaj radhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët ka qenë i shkëlqyeshëm saqë edhe është lavdëruar nga shtet mike se ka pasur një koordinim të jashtëzakonshëm”, ka thënë tutje ai.

Ndryshe, deputeti i LVV-së është shprehur i shqetësuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës, duke përmendur praninë e individëve të maskuar në barrikadat e fundit të vitit 2022 dhe raportet që tregojnë për grumbullimin e armëve në manastire dhe kisha.

“Derisa Serbia ka pretendime dhe nuk e njeh realitetin në Kosovë gjithmonë ka rrezik. Ne e kemi thënë edhe më herët këta njerëz të maskuar janë parë në barrikada, edhe KFOR-i ka parë edhe shërbimet e inteligjente kanë raportuar për këta, madje kanë raportuar se janë duke grumbulluar armë edhe nëpër manasitre e nëpër kisha që po del e vërtet. Kemi gjithashtu informacion se ka edhe tjera armatim nëpër veri”, ka deklaruar Dugolli në RTVD.

Po ashtu, ai ka deklaruar se mund të pritet një sulm hakmarrës apo rigrupim i sulmuesve terroristë, “sepse derisa Serbia të mos heqë dorë nga Kosova, që me ndryshu realitetin me forcë gjithmonë duhet të pritet”.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

Shtrenjtohen sërish nafta e benzina – këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?