Drita e ka mbyllur në epërsi 2:1 pjesën e parë kundër kampionit të Kosovës në futboll, Ballkanit.
Drita ishte duke pësuar disfatë nga Ballkani, 1:0, por më pas shënoi dy gola për ta mbyllur në epërsi pjesën e parë të ndeshjes së mbetur të javës së tretë të Superligës në futboll.
Golin e epërsisë për Ballkanin e shënoi Bajram Jashanica në minutën e gjashtë.
Barazoi Blend Baftiu në minutën e 29-të, ndërsa golin e dytë për Dritën e shënoi në minutën e 44-t sulmuesi Blerim Krasniqi.
Kjo ndeshje po luhet në fushën me bari sintetik në Gjilan.


