Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës pas një hetimi intenziv ka arrestuar një inspektor të punës.
Sipas burimeve të KosovaNews brenda Policisë së Kosovës, arrestimi i inspektorit ka ndodhur për shkak se i njëjti ka ndryshuar rrethanat faktike të vendit të ngjarjes ku u aksidentua një punëtor në vendin e punës.
Inspektori i punës dyshohet se në raportin e inspektimit e ka favorizuar kompaninë ndërtimore duke mohuar se punëtori është aksidentuar në punë. Me urdher te prokurorit i dyshuari eshte dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti ka të bëjë për një aksident te një punëtori në Drenas.


