KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drejtori i Kardiologjisë për protestën e djeshme: Tendencat për njollosje me të pavërteta do të mbesin tentativë e mjerë
Shëndetësi

Drejtori i Kardiologjisë për protestën e djeshme: Tendencat për njollosje me të pavërteta do të mbesin tentativë e mjerë

Kosova News
Kosova News 13:44 -30/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi, ka thënë se tendenca për njollosje me, siç i ka cilësuar ai, dhjetëra shpifje dhe të pavërteta do të mbesin tentativë e mjerë, ndërsa i ka bërë thirrje organeve të rendit të hetojmë akuzat që iu bën nga një grup i kardiologëve që protestuan të premten.

Të premten kanë protestuar dhjetëra doktorë të Klinikës së Kardiologjisë, të cilët të premten kërkuan shkarkimin e menaxhementit aktual të klinikës. Në protestën njëorëshe, ata ekspozuan nëpërmjet pankartave, akuza për diskriminim gjinor, profesional e edukativ, për mbrojtje të dhunuesve nga menaxhmenti e për diskriminim të pacientëve nga lista e pritjes.

Por këto mohohen nga Kamberi.

“Tendenca për të më njollosur me dhjetëra shpifje dhe të pavërteta ( të afishuara) do të mbesin një tentativë e mjerë. Incitiviteti i tyre është sa i thjeshtë për t’u kuptuar aq edhe absurd. I thjeshtë sepse bëhet fjalë për humbje të privilegjeve dhe të mësuarit në parregullsi. Absurd, sepse këto tunel-mendësi rrezikojnë vlerat shoqërore. Shpreh lutje të madhe për institucionet e rendit, institucionet tjera, OJQ, e më gjërë që t’i hulumtojnë pretendimet e këtij grupi për diskriminimin gjinor dhe të tjera dhe në rast se provohet vetëm tentativë nga unë për këte unë jam i gatshëm të mbart përgjegjësitë morale, ligjore etj., njëkohësisht në rast se nuk provohet një gjë e tillë kërkoj përgjegjesi për njollosësit dhe shpifësit imagjinativ. Kërkesa e këtij grupi për ta “suspenduar dhunuesin dhe menaxhmentin që mbron dhunuesin”, është kërkesë mbi ligjin sepse organet ligjore kanë thënë fjalën e tyre”, thuhet në reagimin e tij ndër të tjera.

Në reagimin e sotëm, ai ka thënë se ka qenë në një vizitë në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe këtë ua ka treguar edhe gazetarëve të cilët kanë kërkuar prononcim nga ai.

Kardiologët në protestë, kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 30/09/2023 30/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?