KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drejtori i APK-së: Kemi një rritje të transparencës të zyrtarëve publikë
Ekonomi

Drejtori i APK-së: Kemi një rritje të transparencës të zyrtarëve publikë

Kosova News
Kosova News 11:34 -08/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Agjencisë për Parandalim të Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, tha se ka një rritje të madhe të transparencës nga ana e zyrtarëve publikë.

Këtë deklarim, Buleshkaj  e bëri të premten në tryezën e organizuar nga Lëvizja FOL me temën “Ndikimi i korrupsionit në negociatat për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”.

Ai gjithashtu tha se pa transparencë është shumë problem të parandalohet korrupsioni.

“Kemi një rritje më të madhe të transparencës të zyrtarëve publikë. Pa transparencë është tepër problem të parandalohet korrupsioni. Në qoftë se nuk i tregojmë publikut se çfarë po tregojmë, qoftë përmes deklarimit të pasurisë, apo përmes parandalimit të konfliktit të interesit apo përmes fuqizimit të mekanizmave të sinjalizimit si mekanizëm i ruajtjes së integritetit të brendshëm dhe po ashtu si mekanizëm i raportimit të jashtëm të shkeljeve potenciale, do të thotë pa transparencë është e pamundur të ketë ndonjë sukses”, tha drejtori i agjencisë.

Buleshkaj po ashtu potencoi se, nëse te qytetarët e vendit ekziston mendimi se ka nivel të lartë të korrupsionit në Kosovë, atëherë duhet të jetë shqetësuese.

“Për sa kohë ekziston perceptimi se ka nivel të lartë të korrupsionit, është shqetësuese për neve si agjenci dhe po besoj për të gjitha institucionet. Për sa ekziston ajo në mendjen e qytetarëve, për sa kohë ekziston në mendje, ekziston realisht aty”, tha tutje ai.

Drejtori i Agjencisë për Parandalim të Korrupsionit në mes të tjerash theksoi se jemi në rrugë të mirë, por sipas tij, shqetësuese është krahasimi me vendet e tjera rajonale.

Sipas tij, vendet rajonale janë shumë më keq se Kosova sa i përket korrupsionit, ndërsa sipas tij ka standarde të dyfishta dhe se Komisioni Evropian nuk është i sinqertë me Kosovën në këtë aspekt.

“Jemi duke i ngritur kapacitetet, jemi në rrugë të mirë. Ajo që është shqetësuese për ne është kur po krahasohemi me vendet e rajonit të cilat progresojnë shumë më shpejt në integrimin evropian, ndërsa kur i shohim shërbimet apo nivelet e korrupsionit, i cili është niveli i prekshëm për qytetarët, janë shumë më keq. Do të thotë ka një, të paktën duket, se ka standard të dyfishtë. Nuk është Komisioni Evropian i sinqertë me ne, ka standarde të dyfishta. Secili qytetar që e kalon kufirin tonë, në qasjen e parë që ka me institucionet e sundimit të ligjit e vëren dallimin që është në Kosovë dhe jashtë, qoftë nga policia e vendit apo dogana e vendit”, u shpreh ai.

Sipas tij, në Kosovë ka institucione të cilat kanë kryer punë fantastike gjatë këtij viti.

“Ka institucione që kanë kryer punë fantastike gjatë vitit. E kemi rastin e Inspektoratit Policor që ka marrë masa të jashtëzakonshme, që kanë marrë masa për të ruajtur integritetin dhe për të parandaluar korrupsionin. Kjo nuk ndodh në vendet e tjera, ku është epidemik ky zhvillim”, shtoi ai.

Lëvizja FOL të premten ka organizuar tryezën me temë diskutimi “Ndikimi i korrupsionit në negociatat për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, aktivitet ky në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2023”, e cila organizohet me moton “Bashkë kundër Korrupsionit”, nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile, i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO).

Java Kundër Korrupsion organizohet falë mbështetjes së Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kosova News 08/12/2023 08/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?