Ka filluar takimi i Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku me drejtoreshën menaxhuese e Këshillit të Byrove nga Brukseli, Greet Flore.
Pritet të ketë konferencë për media rreth mundësisë që Kosova do t’i ketë rrugës deri tek fitimi i Kartonit të Gjelbër.
Ndryshe, në muajin korrik të këtij viti, një delegacion nga Kosova udhëhequr nga Guvernatori i BQK-së, kanë vizituar Brukselin, ku janë takuar me zyrtarët e lartë të Këshillit të Byrove nga Brukseli.
Me këtë rast janë diskutuar modalitete se si Kosova të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër.


