KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dramë në Prizren: Arrestime, sekuestrime dhe një i arratisur – Policia godet rrjetin e drogës
Siguri

Dramë në Prizren: Arrestime, sekuestrime dhe një i arratisur – Policia godet rrjetin e drogës

Kosova News
Kosova News 18:46 -08/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj 2 personave të dyshuar: N.I., dhe E.M., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjithashtu, i pandehuri N.I., ka kryer veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas kërkesës, i pandehuri i parë N.I., me datë 28.02.2025, pa autorizim shet, transporton, dorëzon dhe dërgon në transit substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, me qëllim shitjes në atë mënyrë që pas marrëveshjes paraprake me personin me emrin “T.” për shitblerje të substancës narkotike, takohet me të njëjtin në afërsi të fshatit Landovicë – Komuna e Prizrenit, të cilit në bazë të marrëveshjes ia shet substancën narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1019.66 gramë, të vendosura në një qese plastike me ngjyrë të zezë, në këmbim të vlerës prej 2,400 euro.

Po ashtu, të pandehurit N.I., dhe E.M., me datë 07.03.2025 rreth orës 21:30 minuta, në afërsi të fshatit Landovicë – Komuna e Prizrenit, në bashkëkryerje, pa autorizim shesin, transportojnë, dorëzojnë dhe dërgojnë në transit substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që pas marrëveshjes paraprake përmes telefonit me personin e quajtur “T.”, i pandehuri i parë N.I., vjen me veturën e tij të markës ‘’Audi’’ dhe pasi takohet me personat “T.” dhe ‘’E.’’ në parkingun e pompës së derivateve ‘’K.P.’’, hip në veturën e tyre dhe paraprakisht kërkon që t’i shohë paratë, të cilat edhe i numëron dhe menjëherë e merr në telefon të pandehurin e tretë H.H., (i cili gjendet në arrati), me ç’rast ky i fundit duke qenë i shoqëruar edhe nga i pandehuri i dytë E.M., pas pak minutash afrohen me veturën e markës ‘’VW Bora’’, dhe me të arritur në afërsi të parkingut të ish-hotel ‘’V.’, që të dy dalin nga vetura dhe së bashku nxjerrin një qese me ngjyrë të kaltër brenda së cilës ishin 11 foli alumini me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 10,510.36 gramë, në vlerë prej 25,000.00 euro.

Në atë moment, menjëherë kanë reaguar forcat e policisë, të cilët kanë arritur ta arrestojnë të pandehurin e parë dhe të pandehurin e dytë, ndërsa i pandehuri i tretë H.H., ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon të jetë në arrati, derisa pas bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të pandehurit N.I., policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë edhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 1,218.00 gramë, dy peshore të cilat shërbejnë për matjen – peshimin e substancave narkotike, të cilat destinohen për shitje dhe një shumë parash prej 3,965.00 euro, të cilat para dyshohen të jenë përfituar nga kryerja e veprës penale.    

Gjithashtu lexoni:

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Ministri francez në KFOR: Kjo forcë shumëkombëshe dëshmon përkrahjen e Evropës për stabilitetin e rajonit

Falsifikuan dokumentet e veturave koreane për import në Kosovë, sekuestrohen pesë automjete

Bunker i improvizuar në veturë, Dogana sekuestron mijëra fishekë të kalibrit 9 mm

Kosova News 08/03/2025 08/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës
13:50 -28/07/2026
Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte
13:47 -28/07/2026
Muja në Vjenë, thellohet bashkëpunimi Kosovë–Austri në bujqësi
13:19 -28/07/2026
Haxhiu pret në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës
13:06 -28/07/2026
Ministri francez në KFOR: Kjo forcë shumëkombëshe dëshmon përkrahjen e Evropës për stabilitetin e rajonit
12:37 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?