KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dr. Afrim Avdaj tërhiqet nga gara për drejtor të Spitalit të Prizrenit: “Do të jem gjithmonë në shërbim të qytetarëve”
Lajme

Dr. Afrim Avdaj tërhiqet nga gara për drejtor të Spitalit të Prizrenit: “Do të jem gjithmonë në shërbim të qytetarëve”

Kosova News
Kosova News 20:17 -05/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori dhe ish-drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Prof. Asoc. Dr. Afrim Avdaj, ka njoftuar publikisht tërheqjen nga kandidimi për pozitën e drejtorit të këtij institucioni shëndetësor

Në një deklaratë drejtuar kolegëve, stafit mjekësor dhe qytetarëve të Prizrenit, ai ka theksuar se vendimi i tij është marrë me vetëdije të plotë, pavarësisht mbështetjes së madhe publike.

“Përkundër inkurajimit tuaj që të rikthehem si drejtor dhe ta çoj më tej rrugëtimin tonë të përbashkët, ju falënderoj thellësisht për besimin e treguar,” shkruan Dr. Avdaj, kirurg-endoskopist.

Gjatë mandatit të tij të mëparshëm, Spitali i Prizrenit ishte vlerësuar si një nga institucionet model në rajon, sidomos gjatë periudhës së pandemisë, ku performanca e tij u cilësua si shembull për menaxhim efektiv nga Instituti “Robert Koch” në Gjermani, ekspertë nga Lombardia e Italisë, dhe institucione të tjera vendore e ndërkombëtare.

Për këtë kontribut, Dr. Avdaj kujton edhe nderimin me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Kukësit, si shenjë mirënjohjeje për angazhimin e Spitalit të Prizrenit përtej kufijve.

Në deklaratën e tij, ai ka rikujtuar edhe disa prej arritjeve kyçe gjatë udhëheqjes së tij:

▪ Inicimi i shërbimit të Kardiologjisë Invazive,
▪ Fillimi i projektit për Spitalin e Nënës dhe Fëmijës,
▪ Vlerësimi i lartë nga Auditori i Përgjithshëm për performancë,
▪ Përmbushja e kritereve për akreditim ndërkombëtar,
▪ Propozimi për transformimin e spitalit në Qendrën e dytë Klinike Universitare në Kosovë.

Megjithatë, ai bën të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës për drejtimin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, duke shtuar se mbetet gjithmonë i gatshëm për të kontribuar për qytetarët dhe sistemin shëndetësor publik.

“Shëndetësia humbet kur pazaret fitojnë mbi profesionalizmin”, – përmbyll mesazhin e tij Prof. Dr. Afrim Avdaj

Gjithashtu lexoni:

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Certifikimi i rezultateve hap afatet kushtetuese, Cakolli shpjegon hapat për konstituimin e institucioneve të reja

Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit

Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot

Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë

Kosova News 05/08/2025 05/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare
11:49 -08/07/2026
Certifikimi i rezultateve hap afatet kushtetuese, Cakolli shpjegon hapat për konstituimin e institucioneve të reja
11:35 -08/07/2026
Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit
11:29 -08/07/2026
Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund
10:59 -08/07/2026
Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?