KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Doyle: Rasti më i madh i Speciales do të përfundojë vitin e ardhshëm
Lajme

Doyle: Rasti më i madh i Speciales do të përfundojë vitin e ardhshëm

KosovaNewss
KosovaNewss 20:32 -01/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhomat e Specializuara organizuan një takim me gazetarët, pa praninë e kamerave. Zëdhënësi i Speciales, Michael Doyle foli për RTK-në për shumë çështje. Ai komentoi mbi pranimin e provave nga Serbia, gjë që ka shkaktuar reagime dhe protesta masive , mbi vlerësimin e besueshmërisë së tyre nga gjykata, si dhe mbi çështjen e paraburgimit të zgjatur ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Paraburgimin e stërzgjatur të të akuzuarve, zëdhënësi i Speciales, e arsyetoi me natyrën dhe ritmin e gjykimit, duke vënë ë pah  se paraburgimi konsiderohet ende masë e përshtatshme dhe rishikohet rregullisht çdo dy muaj.

Për ankesat e mbrojtjes mbi pyetjet sugjestive për të cilat kanë adresuar ankesa në vazhdimësi sipas Doyle pyetjet e gjykatësve  nuk bëhen për të mbledhur prova në favor ose kundër mbrojtjes, por për të sqaruar dëshmitë.  Kjo praktikë vlerësohet se nuk është e pazakontë, Për çështjen e provave të marra nga prokuroria serbe, që ka shpie në ngritjen e zërit përmes protestave , Doyle tha se janë pranuar prova të ndryshme nga të dyja palët që sipas tij ligji e lejon.

“Ligji dhe rregullat e procedurës dhe provave thonë se të dyja palët, prokuroria dhe mbrojtja, mund të paraqesin çdo provë që besojnë se e mbështet më mirë çështjen e tyre. Në këtë rast, kemi parë prokurorinë të thërrasë 125 dëshmitarë në gjykatë, të profileve të ndryshme, qofshin ata viktima të pretenduara, ekspertë në fusha të ndryshme, ish-anëtarë të UÇK-së etj. Nga ajo që është publike, kemi parë shumë lloje të ndryshme provash të paraqitura, dhe siç thashë, në një parashtresë të fundit, nga maji ose qershori i këtij viti, u pa se disa nga provat përfshinin edhe materiale të ardhura nga Serbia”, tha për RTK, Michale Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

- Reklamë -

I pyetur tutje se si do  të bëhet vlerësimi i besueshmërisë të këtyre provave të marra nga prokuroria serbe, Doyle theksoi se janë gjyqtarët ata që do të  vlerësojnë secilën provë dhe peshën do t’ia vënë në fund.

“Kur gjyqtarët vendosin të pranojnë një provë, kjo nuk do të thotë se do t’i japin peshë asaj prove, ose se do ta konsiderojnë atë të besueshme. Rregullat thonë se gjyqtarët duhet të marrin parasysh faktorë si: nga vjen prova, dhe ta shqyrtojnë çdo element prove në kontekstin e tërësisë së provave. Në aktgjykimet në rastin e Salih Mustafës apo Pjetër Shalës, mund të lexoni shembuj konkretë se si gjyqtarët diskutojnë provat dhe dëshmitë, duke shpjeguar qartë pse një provë është konsideruar e besueshme ose jo. Pra, ekziston një konfuzion se pranimi i provës është e barabartë me vendimin përfundimtar të gjykatës mbi atë provë”, tha ai.

Sipas tij rasti më i madh i Speciales, pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

KosovaNewss 01/10/2025 01/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

06/06/2026
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet
11:21 -06/06/2026
“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
10:54 -06/06/2026
Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?