KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dosjet sekrete të “doktorit të vdekjes”/ Zvicra do publikojë të dhënat për Josef Mengele, mjekun e torturave më Aushvic
Botë

Dosjet sekrete të “doktorit të vdekjes”/ Zvicra do publikojë të dhënat për Josef Mengele, mjekun e torturave më Aushvic

Kosova News
Kosova News 15:36 -16/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shërbimi Federal i Inteligjencës Zvicerane ka njoftuar se do të hapë pas dekadash sekreti dosjet e vulosura që lidhen me kriminelin nazist të luftës Josef Mengele, i njohur si “Doktori i Vdekjes” i Aushvic.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë përcaktuar ende një datë për publikimin e plotë të dokumenteve.

Vendimi është përshëndetur nga historianë dhe studiues, të cilët prej vitesh kërkojnë qasje në këto arkiva për të hedhur dritë mbi lëvizjet dhe aktivitetin e mundshëm të Mengeles pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan BBC.

Mengele ishte mjek në njësinë naziste Waffen-SS dhe shërbeu në kampin e shfarosjes së Auschwitzit, ku ishte përgjegjës për përzgjedhjen e të burgosurve që dërgoheshin në dhomat e gazit dhe për eksperimente mjekësore mbi të burgosurit, kryesisht fëmijë dhe binjakë.

Rreth 1.1 milion njerëz u vranë në Auschwitz, shumica hebrenj.

Pas luftës, ai arriti të arratisej nga Evropa dhe sipas të dhënave historike, përdori dokumente udhëtimi të Kryqi i Kuq të lëshuara në Gjenova për të udhëtuar drejt Amerikës së Jugut, ku jetoi kryesisht në Argjentinë, Paraguaj dhe Brazil.

Megjithatë, për dekada kanë qarkulluar dyshime se ai mund të ketë vizituar fshehurazi Zvicrën edhe pas arratisjes, përfshirë pretendime mbi lëvizje të dyshimta dhe mbikëqyrje të mundshme nga autoritetet zvicerane në fillim të viteve 1960.

Sipas disa studiuesve, dosjet e klasifikuara mund të mos zbulojnë drejtpërdrejt lëvizjet e Mengeles, por informacione mbi bashkëpunimin mes shërbimeve të inteligjencës europiane dhe gjuetinë e kriminelëve nazistë, përfshirë edhe rolin e mundshëm të shërbimeve si Mossad.

Josef Mengele vdiq në Brazil në vitin 1979 dhe identiteti i tij u konfirmua përfundimisht në vitin 1992 përmes analizave të ADN-së.

Megjithatë, misteri rreth lëvizjeve të tij pas luftës dhe mundësisë së kontakteve të fshehta me Evropën mbetet ende i pazgjidhur.

Hapja e arkivave pritet të hedhë dritë mbi një nga çështjet më të debatueshme të historisë së pasluftës, ndërsa studiuesit paralajmërojnë se dokumentet mund të publikohen me redaktime të pjesshme për arsye sigurie dhe privatësie.

Gjithashtu lexoni:

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Prokuroria kërkon gjykimin e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk

Gjermania: Barazia gjinore, kyçe për të ardhmen e rajonit

Kosova News 16/05/2026 16/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave
08:49 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?