KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dosja e Prokurorisë për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, si u betua familja Mehmetaj për hakmarrje gjatë varrimit të vajzës së tyre
Siguri

Dosja e Prokurorisë për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, si u betua familja Mehmetaj për hakmarrje gjatë varrimit të vajzës së tyre

KosovaNewss
KosovaNewss 09:05 -24/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të mërkurën më 21 qershor, në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Pejë, tre të akuzuarit Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzën për vrajsen e trefishtë më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Deklarimin rreth fajësisë, tre të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Sahide Gashi.

Tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm lidhur me veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Shtytje në vrasje të rëndë” dhe Armëmbajtje pa leje.

Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, përshkruhet në detaje se si ishte planifikuar vrasja nga të akuzuarit si dhe motivet që i shtynë ata për kryerjen e këtij akti.

Sipas aktakuzës, cak i vrasjes kishte qenë shoferi i autobusit, tani i ndjeri G.Gj. dhe se vrasje kishte ndodhur si hakmarrje, pasi familja Mhmetaj e kishin ka fajësuar atë si shkaktar të vetëvrasjes së vajzës së tyre H.M.

Në aktakuzë thuhet se, i pandehuri Halil, ishte betuar në hakmarrja ndaj tani të ndjerit G.Gj., si dhe me rastin e ceremonisë së varrimit të të ndjerës vajzës së tij në arkivolin e saj vendos orën e tij të dorës.

Po ashtu në aktakuzë përshkruhet se si të akuzuarit e lartcekur në  marrëveshje e bashkëveprim me njëri tjetrin kishin studiuar terrenin me kujdes, duke u siguruar se nuk ka mbulueshmëri të kamerave dhe shtëpi në afërsi, duke i zënë priten autobusit që vinte nga Gjakova në drejtimin e Gllogjanit dhe pastaj njëri nga ta kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke i lënë të vdekur tre persona, raporton Betimi per Drejtesi.

Aktakuza e plotë e përpiluar nga Prokuroria Themelore e Pejës:

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, me datë 5 maj 2023,  ngarkon të pandehurit Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, se me datën 26 nëntor 2021, rreth orës 18:58 minuta në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë.

Në aktakuzë thuhet se, pasi që paraprakisht ata kishin studiuar terrenin me kujdes, duke u siguruar se nuk ka mbulueshmëri të kamerave dhe shtëpi në afërsi dhe duke e ditur kohën e saktë të arritjes së autobusit “Erblini”, nga Gjakova në drejtimin e Gllogjanit në turnin e fundit, të cilin e drejtonte tani i ndjeri G., me nxënës dhe pasagjerë në të.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Kastriot merr pushkën automatike AK-47, prodhim shqiptar të kalibrit 7.62x39mm dhe niset në këmbë deri tek vendi i ngjarjes, në krahun e djathtë të rrugës dhe me të vërejtur dritat e autobusit në fjalë, del në mes të rrugës i kthyer më shpinë kah autobusi që po arrinte dhe me qëllim që të njëjtin ta detyrojë të ulë shpejtësinë apo ndaloj, bënë sikur është i dehur dhe kur shoferi fillimisht e sinjalizon me drita të gjata e pastaj edhe ulë shpejtësinë i pandehuri Kastriot në distancë prej rreth 6 metrash kthehet në drejtimin e autobusit dhe merr shënjestër shoferin e autobusit tani të ndjerin G.Gj. dhe e godet për vdekje, po ashtu godet për vdekje dhe L.H 17 vjeçar, dhe G.M 17 vjeçare, si dhe i shkakton lëndime të rënda trupore F.T.

Tutje thuhet se i pandehuri Kastriot ka rrezikuar jetën e pasagjerëve tjerë: B.H., A.B., A.Z., B.M., dhe E.O, të cilët ishin në ato momente prezentë në autobus, dhe më pas i njëjti kalon nga krahu i majtë i autobusit, i cili kishte dalë jashtë rrugës, dhe vazhdon në fshatin Shaptej, ku në mes të rrugës ishte duke e pritur me veturë i pandehuri Kreshnik dhe merr rrugën e kthimit pa u hetuar për në shtëpi dhe pastaj shkatërrojnë armën.

Me tej në aktakuzë thuhet se, kjo vrasje kishte ardhur si hakmarrje për shkak të vetëvrasjes së H.M. e cila kishte ndodhur me datën 14 qershor 2020, për të cilin akt familja Mehmetaj e kanë fajësuar tani të ndjerin G.Gj.

Për këto veprime prokuroria ata i ngarkon se si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, par.1, nënpar. 1.1, 1.5, 1.8, e 1.11, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Tutje në aktakuzës, thuhet se i pandehuri Halil Mehmetaj, nga data 14 qershor 2020, gjerë me datën 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, në rrugën “Ismajl Haradinaj”, ka shtyrë të pandehurit Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, në vrasjen e tani të ndjerit G.Gj., të cilin para tyre e ka fajësuar si shkaktar të vetëvrasjes së vajzës së tij H.M, ku për më tepër thuhet se ishte betuar në hakmarrja, si dhe me rastin e ceremonisë së varrimit të të ndjerës në arkivolin e saj vendos orën e tij të dorës.

Ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë”, nga neni 32, lidhur me nenin 173, par.1, nënpar. 1.1, 1.5, 1.8, e 1.11, të KPRK-së.

Gjithashtu aktakuza i ngarkon të pandehurit Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, që në kohë të pacaktuar e gjerë me datën 11 dhjetor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, në shtëpinë e tyre në kundërshtim me nenin 5 par.1, të Ligjit për Armë, mbajnë në pronësi, posedim e kontroll municion, armë e municion, ku në rastin e kontrollit nga ana e policisë, këta të fundit gjejnë dhe sekuestrojnë, 156 fishek të armës “AK-47” të tipit “Kallashnikovë”, një karikator i shkurtë i armës “AK-47”, “Kallashnikovë”, 6 fishek të armës së gjuetisë 12mm, për të cilat është konstatuar se nuk kanë leje nga organet kompetente, si dhe 6 pajisje ushtarake.

Me këtë thuhet se kanë kryer vepër penale “Mbajta në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par.1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij

KosovaNewss 24/06/2023 24/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?