KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LAJMI I FUNDIT! Dorëzohet Nuredin Lushtaku
Siguri

LAJMI I FUNDIT! Dorëzohet Nuredin Lushtaku

Kosova News
Kosova News 11:40 -04/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Vetëm pak kohë pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar arrestimin e tij, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar Gjykatës Themelore që t’ua caktojë masën e paraburgimit F.L. dhe A.L., të dyshuar për sulmin ndaj zyrtarëve policorë në Skenderaj.

Në komunikatë thuhet të hënën se të dyshuarit F.L, A.L. dhe N.L., më 2 korrik, rreth orës 23:45, i kanë sulmuar zyrtarët policorë E.B. dhe M.G dhe njëri prej policëve është goditur me predhë të armës në këmbë.

Njëherit, pas grumbullimit të provave të mjaftueshme për këtë rast, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendimin për ndalim për të dyshuarin N.L., por i njëjti ende nuk është hasur nga policia dhe është në kërkim.

“Posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura penale”, thuhet në komunikatë.

Mirëpo, nuk ka shkuar shumë kohë dhe Nuredin Lushtaku për të cilin prokuroria në Mitrovicë tha se është në kërkim është dorëzuar te organet e rendit.

Dorëzimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Po, njëjti është dorëzuar në polici”, tha shkurt Preteni.

Lushtaku dyshohet se së bashku me disa familjarë  është  i përfshirë  në  rastin e plagosjes së  policëve dhe për këtë punë është  intervistuar nga policia.

Deri tani nga Policia e Kosovës është  thënë se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona derisa dy të tjerë janë ende në kërkim.

Sipas njoftimit, njëri nga policët ka marrë plagë nga arma e zjarrit derisa tjetri ka marrë lëndime nga mjetet e forta./Kosovanews/

LAJMI I FUNDIT: Prokuroria urdhëron arrestimin e Nuredin Lushtakut, Policia në kërkim të tij

Gjithashtu lexoni:

117 kundërvajtje në trafik para aksidentit fatal, Gashi dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim

Sillen në gjykatore dy të akuzuarit për krime lufte

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar në Ferizaj

Gërvalla: Propozimi i Listës Serbe skandaloz, s’ka popull serb në Kosovë veç komunitet

Arrestohet në autobus dileri me 2 kilogramë drogë, po e bartte në çantën e krahut

TAGGED: Nuredin Llushtaku
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?