Një person është dorëzuar në Policinë e Kosovës si i përfshirë në gjuajtjen me armë mes grupeve në Gjakovë.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari E.B., i lindur në vitin 1995, ka dorëzuar edhe armën të cilën dyshohet se e ka përdorur në rastin e së dielës (14 prill), e me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Hetimet policore po vazhdojnë në arrestimin edhe të tre të dyshuarve të tjerë. “Me datën 14.04.2024 rreth orës 20:19 është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar: E. B., i lindur në vitin 1995 mashkull kosovar, mbi dyshimin se i njëjti ishte i përfshirë në këtë incident. Me datën 15.04.2024 i dyshuari në fjalë është vetë dorëzuar në polici dhe po ashtu ka dorëzuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë