KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dorëhiqet senatori Bob Menendez pasi u shpall fajtor për korrupsion
Botë

Dorëhiqet senatori Bob Menendez pasi u shpall fajtor për korrupsion

Kosova News
Kosova News 23:24 -23/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Senatori Bob Menendez dha dorëheqjen të martën pasi shpalljes fajtor për korrupsion javën e kaluar, çka nxiti thirrjet në mesin e demokratëve, që ai të jepte dorëheqjen.

Menendez është shpallur fajtor se ka marrë qindra mijëra dollarë ryshfet në këmbim të abuzimit me postin e tij për të pasuruar dhe mbrojtur dy biznesmenë. Ai gjithashtu u shpall fajtor se kishte punuar si agjent i qeverisë së Egjiptit.

Guvernatori demokrat i Nju Xherist, Phil Murphy, pritet të caktojë një zëvendësues për Menendez, që ka përfaqësuar Nju Xhersin në Senat që nga viti 2006 dhe ka drejtuar Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, para se të largohej nga posti, pas ngritjes së akuzave ndaj tij vitin e shkuar.

Menendez, 70 vjeç, u shpall fajtor nga një gjykatë në Nju Jork në 16 korrik për të 16 akuzat penale me të cilat përballej.

Ai dhe gruaja e tij kishin pranuar shufra ari dhe para në dorë si edhe në formë pagesash për kredi makinash dhe banesash si ryshfet nga tre biznesmenë në këmbim të dhënies së miliarda dollarëve në ndihmë amerikane për Egjiptin, ku njëri prej biznesmenëve kishte lidhje me zyrtarë të qeverisë.

Letra e dorëheqjes së tij u lexua me zë të lartë në sallën e Senatit.

Ekipi ligjor i Senatorit Menendez ka njoftuar se do ta apelojë vendimin.

Masa e dënimit për të është caktuar të jepet në 29 tetor, një javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit, ku ai po garon si kandidat i pavarur.

Një sërë demokratësh i kishin bërë thirrje senatorit Menendez të dorëhiqej, mes tyre, guvernatori Murphy, udhëheqësi i shumicës në Senat Chuck Schumer dhe senatori tjetër i Nju Xhersit, Cory Booker.

Gjithashtu lexoni:

Dritë jeshile nga Stambolli — Rusia dhe Ukraina pajtohen për shkëmbim të të burgosurve dhe hapa drejt armëpushimit

Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje

Putini refuzon të takohet me Zelenskyn

Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim

Shqiptari e përndjek një vajzë për muaj, arrestohet në Dubrovnik për tentim vrasje

Kosova News 23/07/2024 23/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian
20:39 -16/05/2025
Berisha: Më 11 maj u përdorën bandat dhe zgjedhjet u plaçkitën
20:12 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?