KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dogana tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Siguri

Dogana tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Kosova News
Kosova News 13:17 -24/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas heqjes së masës së sigurisë ndaj mallrave serbe, dërgesat me produkte nga Serbia aktualisht kanë arritur mesataren prej 90 sosh në ditë nga pika kufitare në Merdar. Kështu ka thënë drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, i cili bënë të ditur se nga janari deri në tetor të këtij viti, vendi ka importuar nga ky shtet mbi 90 milionë euro. Ndërsa, sipas tij, për të njëjtën periudhë të vitit 2023, vlera e importeve nga Serbia ishte 177 milionë euro.

Qeveria e Kosovës më 7 tetor të këtij viti ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi i plotë, në kontroll të shtuar, deri në sigurim të skanerëve të avancuar. Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor 2023 nga Qeveri, atë ditë kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Llugaliu ka folur edhe për mallrat e eksportuara drejt Shqipërisë dhe vendeve tjera, derisa thekson se ky trend është në rritje.

Ai ka thënë se konform vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme po bëjnë çdo gjë që nevojitet, duke siguruar kontrolle të plota të mallrave që futen përmes pikës kufitare me Serbinë, në Merdar.

“Aktualisht kemi rreth 90 dërgesa që futen në Republikën e Kosovës përmes këtij vendkalimi brenda 24 orëve”, deklaroi Llugaliu.

Drejtori i Doganës derisa foli për eksportin, tha se Shqipëria mbetet partneri kryesor i Kosovës, e cila prin sa i përket eksportit të mallrave në këtë shtet, krahasuar me vendet tjera të rajonit.
“Sivjet ka pasur një rritje të konsiderueshme të eksportit drejt Shqipërisë, vlera aktuale është 137 milionë krahas 93 milionë sa ka qenë në vitin e kaluar, kjo rritje është afër 47 për qind. Pastaj, vijon Maqedonia e Veriut ku edhe sivjet në këtë pjesë kemi një rritje, aktualisht kemi 119 milionë krahas 103 milionë sa ka qenë vitin e kaluar. Pastaj, dominon Gjermania, edhe këtu kemi pasur një rritje nga 78 milionë sa ka qenë viti i kaluar, sivjet janë 83 milionë. Pastaj, Zvicra ku kemi eksportuar, edhe këtu me një rritje, 71 milionë janë sivjet, krahas 63 milionëve që ka qenë vitin e kaluar. Si dhe Shtetet e Bashkuara ku kemi pasur një rënie, për shkak se produkti kryesor që ka qenë i eksportuar nga taksat, nga politikat që janë vendosur, nga ky kuptim ka pasur një rënie, përndryshe produktet tjera si tërësi e produkteve nuk është se kanë pasur ndonjë rënie. Deri në fund të muajit tetor eksporti i Republikës së Kosovës drejt vendeve tjera ka arritur në shumën 777 milionë, krahas 721 milionë sa ka qenë viti i kaluar për periudhën e njëjtë, kjo d.m.th një rritje prej afër 8 për qind”, tha Llugaliu.

Llugaliu ka folur edhe për të hyrat doganore gjatë këtij viti. Sipas tij, ka rritje të të hyrave si rrjedhojë e luftimit të ekonomisë informale dhe shtrirjes së sundimit të ligjit në veri të Mitrovicës.

“Të hyrat tani janë 1.6 miliardë euro, apo 150 milionë më shumë se sa viti i kaluar. Tek ndikimi i rritjes së të hyrave janë faktorë të shumtë, dominon edhe luftimi efikas i informalitetit në përgjithësi, mirëpo edhe rritja e përgjithshme ekonomike që ndikon në rritjen e kërkesës për produkte, sidomos për produktet që bëhen nga importi për ato produkte që nuk prodhohen në Republikën e Kosovës. Por, një faktor i rëndësishëm është edhe vet formaliteti që kur krahasojmë rritjen e të hyrave krahas rritjes ekonomike dhe rritjen e vlerave reale të deklaruar të mallrave shohim që është më shumë se dyfish se rritja ekonomike, që në trendët historike ka qenë zakonisht sa ka qenë rritja ekonomike aq ka qenë rritja e të hyrave dhe vlerave që janë deklaruar për import. Në këtë drejtim luan një rol të veçantë efikasiteti që kemi pasur në luftimin e ekonomisë në përgjithësi, edhe Mitrovica e Veriut që ka pasur një shtrirje të sundimit të ligjit sidomos në këto dy vitet e fundit”, shtoi Llugaliu.

Llugaliu tha se Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar për të vazhduar kontrollet rigoroze dhe të vazhdueshme, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet kompetente për të mbrojtur ekonominë dhe sigurinë e vendit.

Gjithashtu lexoni:

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Kosova News 24/11/2024 24/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?