KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dogana shton kontrollet në aeroport, rikujton udhëtarët për deklarim të mallrave
Lajme

Dogana shton kontrollet në aeroport, rikujton udhëtarët për deklarim të mallrave

Kosova News
Kosova News 15:46 -10/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dogana e Kosovës ka njoftuar për kontrollet e përditshme doganore që kryhen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me qëllim parandalimin e shkeljeve dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit.

Sipas Doganës, udhëtarët që kalojnë përmes kanalit të gjelbër, duke deklaruar se nuk kanë mallra për të deklaruar, mund t’i nënshtrohen kontrolleve nga zyrtarët doganorë. Në këto kontrolle përdoret edhe skaneri për identifikimin e mallrave që mund të jenë objekt deklarimi.

“Dogana e Kosovës rikujton se për udhëtarët që hyjnë në Republikën e Kosovës përmes trafikut ajror, kufiri i patatueshëm për mallrat e destinuara për nevoja personale është 430 euro për udhëtar.Në rastet kur vlera e mallrave për nevoja personale tejkalon këtë kufi, mallrat duhet të deklarohen në kanalin e kuq, ku zyrtari doganor do ta informojë udhëtarin për procedurat e mëtejshme doganore”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të qytetarëve, ruajtjen e ekonomisë dhe luftimin e kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.

Ndërkaq, nga Dogana është bërë thirrje që udhëtarët të informohen dhe të deklarojnë saktë mallrat, në mënyrë që udhëtimi të jetë në përputhje me legjislacionin doganor

Gjithashtu lexoni:

106 milionë euro për parkun e erës, Kurti: Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme

​Prokuroria: Thaçi i dha Fazliut udhëzime për dëshminë e Mustafës – “Shkurt: jo, po, po, jo”

Vdes i paraburgosuri në QKUK, ishte dërguar nga Burgu i Sigurisë së Lartë

Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

Wilson: Vuçiqi po përpiqet ta shndërrojë Serbinë në një shtet autoritar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?