KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dodik kërcënon me “pavarësim” të RS-së nga Bosnja
Rajon

Dodik kërcënon me “pavarësim” të RS-së nga Bosnja

Kosova News
Kosova News 16:41 -13/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka kërcënuar me pavarësinë e këtij entiteti nga Bosnja e Hercegovina, nëse përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në këtë shtet, Christian Schmidt, vë në fuqi ligjin për pronat.

“Menjëherë pas kësaj Asambleja Kombëtare do të mblidhen dhe do të shpallej statusi i pavarësisë së Republikës Sërpska”, tha Dodik më 13 shtator në Banja Llukë pas një takimi me përfaqësuesit e Republikës Sërpska (RS).

Integriteti territorial dhe sovraniteti i Bosnje e Hercegovinës si një shtet i vetëm, me dy entitete dhe qarkun e Bërçkos, garantohen me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit. Kjo marrëveshje dhe Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk lejojnë që entitetet të shkëputen.

Më 2 mars, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës pezulloi përkohësisht Ligjin për pronën e paluajtshme të përdorur nga autoritetet publike në RS, deri në pritje të një vendimi përfundimtar të Kushtetueses.

Gjatë konferencës për mdia, Dodik tha se janë pajtuar që në buxhetin për vitin e ardhshëm të përfshijnë edhe një pikë që do të siguronte të ardhura për punëtorët në institucionet e Bosnje e Hercegovinës me kompensim të pagave, nëse përfaqësuesit e RS-së tërhiqen nga institucionet shtetërore.

Dodik, anëtarja serbe e Presidencës boshnjake, Zhelka Cvijanoviq, kryeministri i RS-së, Radovan CIshkoviq, kryetari i Asamblesë Kombëtare të këtij entiteti, Nenad Stevandiq dhe ministri për Drejtësi i Republikës Sërpska, Millosh Bujelloviq, janë nën sanksione amerikane për shkak të minimit të Marrëveshjes së Dejtonit.

Takimi në Banja Llukë u mbajt dy ditë pasi Gjykata e Bosnjës konfirmoi aktakuzën ndaj Dodikut dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiq, të cilët akuzohen për veprën penale të dështimit të zbatimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në shtet.

Aktakuza erdhi pasi Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska kalo dy ligje të diskutueshme më 27 qershor, të cilat Dodik i nënshkroi dhe më pas ato u publikuan në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.

Këto ligje thonë se vendimet e Zyrës së përfaqësuesit të lartë në Bosnje më nuk do të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe nuk do të respektohen në këtë entitet. Po ashtu, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës më nuk do të vlejnë në Republikën Sërpska, shkruan REL.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, më 1 korrik anuloi këto vendime.

Për shkak të vendimeve të Asamblesë së Republikës Sërpska, Schmidt po ashtu ka vendosur që të bëjë ndryshime në Kodin Penal të shtetit, në mënyrë që çdo veprim joligjor që shkel rendin kushtetues të konsiderohet vepër penale. Me ndryshimet në Kodin Penal, moszbatimi i vendimeve të përfaqësuesit të lartë është vepër penale, për të cilën mund të shqiptohet dënim deri në pesë vjet burgim.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 13/09/2023 13/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
13:15 -15/07/2026
Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së
12:52 -15/07/2026
Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin
12:36 -15/07/2026
“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime
12:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?