KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Do ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë, për shkak të garave çiklistike
Siguri

Do ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë, për shkak të garave çiklistike

Kosova News
Kosova News 11:01 -07/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të garave ndërkombëtare çiklistike do të ketë bllokim apo ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë dhe autostrada.

Në njoftimin e Policisë thuhet se referuar planifikimeve për zhvillimin e garave ndërkombëtare çiklistike, të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës “TOUR OF KOSOVO 2023” në çiklizëm rrugorë e cila do të mbahet më datat 7-8-9 shtator 2023, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e saj planifikuese dhe operacionale me qëllim të mbarëvajtjes së kësaj gare.

“Policia e Kosovës ka hartuar planin operacional ku pjesë e tij është edhe ndërprerja e përkohshme e disa akseve rrugore përfshirë autostradat ‘Ibrahim Rugova’ dhe ‘Arbër Xhaferi’ përderisa zhvillohen garat në të cilat pritet të marrin pjesë edhe ekipe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Itinerari i garës sipas Federatës së Çiklizmit të Kosovës ku parashihet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut është si vijon:

Etapa e parë: më datë 07.09.2023, nga ora 12:00, gara fillon nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, përgjatë 5 km të para gara do të jetë e mbyllur deri në vijën zyrtare të startit ku do të jetë në Veternik tek pompa e benzinës,’ në anën e djathtë ku do të fillojë gara në drejtim të Bardhoshit (Gazimestan) do të kalojë përgjatë transitit në Fushë Kosovë – “Kroni Mbretit”- Malishevë – Suharekë – Prizren –Morinë (kufiri me Shqipëri), kthimi majtas në drejtim të Prizrenit – Suharekë – Duhle ku është përcaktuar finishi i garës para rrethrrotullimit “Qafë Duhël – Suharekë”, 500 metra para daljes nga autostrada “Prizren-Prishtinë”. Gjatësia e garës është 149 km.

Etapa e dytë: më datë 08.09.2023 prej orës 11:00, gara do të fillojë nga kufiri (Morinë), Prizren – Suharekë- Fushë Kosovë, kthimi djathtas për Ferizaj – Kaçanik dhe përfundimi në Han të Elezit me gjatësi të përgjithshme 147 km.

Etapa e tretë: më datë 09.09.2023, prej orës 11:00 deri 15:00, gara do të fillojë nga Hani i Elezit – Kaçanik-Ferizaj – Bardhosh (Gazimestan te Unaza) – Fushë Kosovë (Tranzit)- Komoran – Kroni Mbretit – Malishevë-Suharekë-Prizren – Morinë (kufiri me Shqipërinë) ku edhe është përfundimi garës (5 km afër kufirit Morinë) me gjatësi të përgjithshme 157.5 km.

Gjatë kësaj kohe, parashihet që të ketë bllokim/ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në akse rrugore/autostrada (segmentet e lartcekura) dhe riorientim në rrugë të tjera alternative.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik rreth këtij bllokimi e riorientim të veturave në kohën sa do të jenë duke u zhvilluar garat.

“Andaj, qytetarët të planifikojnë me kohë qarkullimin në rrugë alternative në mënyrë që të mos krijohen tollovi e kolona të panevojshme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kosova News 07/09/2023 07/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?