KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DnV: Rrethanat aktuale nuk mundësojnë zgjedhje të lira dhe të drejta në veri
Lajme

DnV: Rrethanat aktuale nuk mundësojnë zgjedhje të lira dhe të drejta në veri

Kosova News
Kosova News 20:20 -05/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV) ka vlerësuar se rrethanat aktuale nuk mundësojnë zgjedhje të lira dhe të drejta në katër komunat në veri të vendit që pritet të mbahen më 23 prill.Përmes një komunikate DnV ka bërë të ditur se përkundër shtyrjes së disahershme të ditës së zgjedhjeve, subjektet politike të komunitetit serb nuk kanë shprehur vullnet për t’u bërë pjesë e garës.“Përkundër shtyrjes së disahershme të ditës së zgjedhjeve dhe afateve për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, subjektet politike, në veçanti ato të komunitetit serb, nuk kanë shprehur vullnet për të qenë pjesë e garës zgjedhore. Madje, në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ku komuniteti serb përbën mbi 90% të popullsisë, nuk është regjistruar asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb”- thuhet në njoftim.DnV vlerëson se kjo situatë mund të cenojë legjitimitetin e institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet pasi nuk garanton përfaqësim të drejtë të komunitetit serb.Tutje, në këtë komunikatë theksohet se si pasojë e dorëheqjeve të zyrtarëve zgjedhorë të komunitetit serb nga trupat menaxhuese zgjedhore, si dhe e mungesës së interesimit të tyre për të aplikuar, KQZ-ja po përballet me sfida në zhvillimin e përgatitjeve të nevojshme.

“Për shkak të dorëheqjeve të zyrtarëve zgjedhor të komunitetit serb nga trupat menaxhuese zgjedhore, si dhe e mungesës së interesimit të tyre për të aplikuar, KQZ-ja po përballet me sfida në zhvillimin e përgatitjeve të nevojshme për të organizuar dhe administruar një proces të rregullt dhe të mirëfilltë zgjedhor. Paqartësitë lidhur me shfrytëzimin e qendrave ekzistuese të votimit, emërimin dhe trajnimin me kohë të komisionerëve, bartjen e materialeve zgjedhore janë disa nga problemet kyçe me të cilat pritet të ballafaqohen trupat menaxhuese të zgjedhjeve”- thuhet tutje në këtë njoftim.Sipas DnV-së, në përgjithësi, situata e sigurisë në katër komunat veriore vijon të jetë e brishtë. ku dorëheqjet e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb në ato komuna përbëjnë handikap të madh në garantimin e sigurisë, veçanërisht gjatë procesit zgjedhor.DnV rikujton që krijimi i një ambienti të sigurt është parakusht thelbësor për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.“Si rezultat i këtyre faktorëve, mund të pritet një mungesë e theksuar e interesimit të qytetarëve të komunitetit serb për të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo pritet të manifestohet edhe me dalje shumë të ulët në zgjedhje, që do të cenojë legjitimitetin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 23 prillit”- potencohet në njoftim.Marrë parasysh situatën e tanishme në terren, DnV vlerëson që rrethanat e tanishme nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri, në përputhje me standardet për zgjedhje të lira dhe të drejta.

Gjithashtu lexoni:

Lushaku-Sadriu: Sot u cenua Kushtetuta e Kosovës

Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen ta bëjë më keq Kosovën

RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës

Brahimaj: Interpretimi i Kurtit për Kushtetuesen është mashtrim, po i zbulohen këmbët

Kuvendi sërish në seancë, deputeti i LDK-së: Seanca e sotme është shumë e rëndësishme

Kosova News 05/04/2023 05/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi nga NISMA: Zgjidhja për konstituimin e Kuvendit është vetëm në tryezë të përbashkët
12:28 -29/06/2025
Lushaku-Sadriu: Sot u cenua Kushtetuta e Kosovës
12:24 -29/06/2025
Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen ta bëjë më keq Kosovën
12:21 -29/06/2025
Krasniqi: Kurti dhe LVV po shkelin me vetëdije Kushtetutën – një abuzim i hapur me rendin kushtetues
12:19 -29/06/2025
Tensione në Kuvend – Çitaku akuzon për shkelje Kushtetuese, Dehari thërret sigurimin për ta larguar nga foltorja
11:54 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?