KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Djathtistët serbë sërish protestojnë kundër propozimit evropian
Rajon

Djathtistët serbë sërish protestojnë kundër propozimit evropian

Kosova News
Kosova News 22:02 -14/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Beograd më 14 mars u mbajt edhe një protestë e djathtistëve serbë kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.Folësit para protestuesve u prezantuan si studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Beogradit dhe thanë se kjo ishte një “protestë demokratike”.Protestuesit mbanin simbole nacionaliste dhe të krahut të djathtë.Në platonë e Fakultetit të Filozofisë, organizatorët iu adresuan turmës, e cila brohoriste “tradhti” dhe “nuk do ta japim Kosovën”.Organizatorët e protestës kërkuan që në takimin e Ohrit, më 18 mars, propozimi evropian të refuzohet publikisht, të merret vendim që të hiqet dorë nga negociatat dhe të mos zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe të nisin negociatat nën ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara.Protestuesit marshuan përmes rrugëve të qendrës së Beogradit, drejt ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese të Serbisë.Gjatë marshit, protestuesit u dëgjuan duke brohoritur “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë” dhe “Serbia për serbët”.

Protesta paraprake, që u mbajt më 7 mars, u njoftua përmes rrjetit rus, Telegram. Protesta u thirr nga organizata e paregjistruar e të djathtës ekstreme Patrulla e Popullit, që ka organizuar disa protesta për të kundërshtuar politikat e Qeverisë serbe karshi Kosovës.Organizatat dhe lëvizjet e krahut të djathtë në Serbi kundërshtojnë propozimin evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.Propozimi evropian, që njihet edhe si propozimi franko-gjerman, ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara.Pas gjashtë muajsh negociata me Kosovën dhe Serbinë, BE-ja muajin e kaluar publikoi propozimin që parasheh të çojë palët drejtë një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.Më 27 shkurt, gjatë takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan se nuk ka nevojë për negociata të mëtejme për këtë dokument dhe shprehën gatishmërinë që të punojnë në planin për zbatimin e këtij propozimi.Dokumenti prej 11 nenesh – që është bërë publik nga Bashkimi Evropian – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.Megjithatë, në nenin 2 të propozimit përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Por, të dyja shtetet kanë synime të ndryshme sa i përket një marrëveshjeje finale. Kosova insiston në njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon zgjidhje kompromisi./REL.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 42.56% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, Shehaj i merr një mandat PD. PSD forcë e tretë politike

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kryeson PS

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri

Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

Kosova News 14/03/2023 14/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?