Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.
Sipas IHK-së, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27deri në 31 gradë Celsius.
Në Prishtinë temperaturat do të jenë nga 17 deri në 30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.


