KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ditë e gjatë për Lajçakun, tregon si shkuan takimet me Kurtin e Vuçiqin
Politikë

Ditë e gjatë për Lajçakun, tregon si shkuan takimet me Kurtin e Vuçiqin

Kosova News
Kosova News 22:50 -09/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Për takimet e sotme në Prishtinë e Beograd, me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar një njoftim të shkurtër edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak, së bashku me këshilltarët e caktuar nga presidenti francez, Emanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, kanë qëndruar së pari në Prishtinë, për të udhëtuar drejt Beogradit në orët e pasditës.

Në njoftimin e tij, Lajçak nuk ka dhënë shumë informacione, por ka thënë se takimet janë karakterizuar nga diskutime të thella për të gjetur opsione drejt progresit në dialog.

“Sot, së bashku me këshilltarët e lartë të presidentit francez dhe kanelarit gjerman, kam zhvilluar diskutime të thella me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për të eksplokuar opsionet për progres në dialog”, ka shkruar Lajçak.

Ai ka thënë se ky proces i nisur do të vazhdojë ditëve të ardhshme.

Kryeministria e Kosovës, pas takimit, ka njoftuar se Kurti ka përsëritur qëndrimin e tij se nga dialogu duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve me njohjen reciproke në qendër.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër. Ai falënderoi z. Lajçak, si dhe këshilltarët z.Plötner dhe z.Bonne, për angazhimin e tyre për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, është thënë në njoftimin e kryeministrisë.

Ndërsa, presidenti serb, ka dalë me një qëndrim të ashpër dhe me mesazhe populiste pas takimit, duke thënë se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Folëm për të ardhmen e Serbisë… dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës. Aktualisht jam duke biseduar me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët nga Franca dhe Gjermania, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, ku shpreha gatishmërinë e përhershme për zgjidhje përmes kompromisit, në pajtim me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën e OKB-së 1244. Nuk ka dorëzim. Rrofsh Serbi”, ka shkruar Vuçiq.  

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

TAGGED: Kurti, Lajçak
Kosova News 09/09/2022 09/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?