KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dita e zgjedhjeve në Hungari- Kush është Magyar, që shihet si sfiduesi kryesor i Viktor Orbánit?
Botë

Dita e zgjedhjeve në Hungari- Kush është Magyar, që shihet si sfiduesi kryesor i Viktor Orbánit?

Alban Begolli
Alban Begolli 14:21 -12/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 8 milionë qytetarë me të drejtë vote në Hungari po votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat po ndiqen nga afër edhe nga kryeqytetet evropiane dhe Shtëpia e Bardhë.

Sipas sondazheve të fundit para zgjedhjeve, kryeministri aktual Viktor Orbán dhe partia e tij Fidesz, të mbështetur nga lëvizja MAGA e udhëhequr nga Donald Trump dhe nga Rusia, rezultonin pas rivalit të tyre kryesor, Peter Magyar, lider i partisë pro-evropiane të qendrës së djathtë Tisza.

Kush është Peter Magyar?

Peter Magyar konsiderohet si kandidati më i mundshëm për të marrë postin e kryeministrit pas 16 vitesh nga Orbáni. Ai vjen nga një sfond konservator dhe ka qenë i afërt me rrethin e Fidesz-it. Madje, ka treguar se në fëmijëri mbante fotografi të Orbánit në dhomën e tij.

I lindur në vitin 1981 në një familje juristësh, Magyar ka studiuar drejtësi dhe ka punuar për një periudhë në Bruksel. Pas kthimit në Hungari, ai ka mbajtur poste të ndryshme shtetërore, përfshirë drejtimin e institucionit të kredive studentore dhe anëtarësinë në borde të kompanive publike.

Magyar është baba i tre fëmijëve nga martesa me ish-ministren e drejtësisë Judit Varga dhe e përshkruan veten si besimtar, ndërsa në kohën e lirë merret me gatim dhe futboll.

U bë i njohur pas një skandali
Magyar u bë figurë publike në vitin 2024 pas një skandali që përfshiu ish-bashkëshorten e tij.

Në vitin 2023, presidentja e atëhershme Katalin Novák fali një person të lidhur me një rast abuzimi me fëmijë. Kur rasti u bë publik, si Novák ashtu edhe Varga u detyruan të japin dorëheqje.

Po atë vit, Magyar hyri në politikë aktive duke themeluar partinë Tisza. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor 2024, kjo parti arriti një rezultat surprizë me rreth 30% të votave, duke u renditur e dyta pas Fidesz-it dhe duke lënë pas partitë e tjera opozitare.

Çfarë premton dhe si dallon nga Orbán?

Gjatë 16 viteve në pushtet, Orbán dhe Fidesz janë akuzuar për dobësim të lirisë së medias, shoqërisë civile dhe pavarësisë së gjyqësorit. Në politikën e jashtme, Orbán ka mbajtur marrëdhënie të afërta me Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin, ndërsa shpesh është përplasur me Bashkimi Evropian, veçanërisht për çështjen e luftës në Ukrainë.

Në të kundërt, Magyar premton rikthimin e Hungarisë drejt Perëndimit dhe uljen e varësisë energjetike nga Rusia. Ai e konsideron këtë proces zgjedhor si një “referendum” mes autokracisë dhe demokracisë evropiane.

Qëndrimi për Ukrainën dhe ekonominë

Magyar nuk e përjashton në parim anëtarësimin e Ukrainë në BE, por nuk mbështet një proces të përshpejtuar. Ai, njësoj si Orbán, kundërshton dërgimin e armëve në Ukrainë, por shmang retorikën armiqësore ndaj Kievit.

Ai ka premtuar përmirësimin e marrëdhënieve me Brukselin për të zhbllokuar fondet e ngrira të BE-së, duke synuar ringjalljen e ekonomisë hungareze. Fushata e tij është fokusuar në çështje të përditshme si sistemi shëndetësor, transporti publik dhe korrupsioni.

Qasja ndaj migracionit dhe të drejtave sociale

Ashtu si Fidesz, edhe partia Tisza kundërshton pranimin e emigrantëve. Magyar ka premtuar ruajtjen e gardhit kufitar dhe madje një qasje më të ashpër ndaj migracionit, duke përfshirë përfundimin e programeve për punëtorë të huaj.

Qëndrimi i tij për të drejtat e komunitetit LGBT+ mbetet i paqartë, megjithëse ai thekson mbështetjen për barazi para ligjit.

Burimet: Reuters, AFP, AP

Gjithashtu lexoni:

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, humbin jetën mbi 20 nxënës

Alban Begolli 12/04/2026 12/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”
18:11 -21/07/2026
Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës
17:54 -21/07/2026
​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?