KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dita e të Zhdukurve, Hoti: Janë gjetur mbetjet e së paku 9 individëve, 5 lokacione priten të hapen
Siguri

Dita e të Zhdukurve, Hoti: Janë gjetur mbetjet e së paku 9 individëve, 5 lokacione priten të hapen

Kosova News
Kosova News 10:24 -29/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot dhe nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë në Kosovë.

omisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot nga ora 10:45, mbahen homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur.

Mbi 1.600 qytetarë, nëna, baballarë e fëmijë, mbeten ende të zhdukur nga lufta gjenocidale e Serbisë.

Në përpjekje për të ndriçuar fatin e të zhdukurve, lokacionet e gërmimeve mbeten pikë kyç në procesin e kërkimit dhe identifikimit të mbetjeve mortore.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur po vijon me gërmimet në disa zona të identifikuara, ndërkohë që përgatiten edhe punime të reja bazuar në të dhëna të përditësuara, si brenda territorit të Kosovës ashtu edhe në pritje të hapave konkretë nga pala serbe.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka bërë të ditur se deri tani janë punuar 17 lokacione në Kosovë në kuadër të kërkimeve për personat e zhdukur.

Hoti tregoi se në 7 prej tyre janë zbuluar mbetje mortore.

“17 lokacione është punuar deri tani në Kosovë, 7 prej tyre ka pasur gjetje të mbetjeve mortore (të cilat janë dërguar për analizë në Laborator të ICMP)”, u shpreh Hoti.

Sipas tij, aktualisht janë përfunduar disa gërmime, derisa pritën edhe 5 lokacione të gërmohet

“Aktualisht i kemi përfunduar gërmimet në Vushtrri dhe Klinë në një lokacion. Janë edhe minimum 5 lokacione të tjera që pritet të ndërmarrin veprim ekipet”, deklaroi Hoti për Front Online.

Ai ka konfirmuar se mbetjet mortore të 9 individëve janë gjetur në lokacionet në Kosovë.

“Mbetjet mortore të se paku 9 individëve janë gjetur, por këtë e vërteton më së miri analiza e ADN-së”, tha Hoti.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Kosova News 29/08/2025 29/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?