KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dita Botërore e Vajzave, hapet fushata, Kurti: Vajza është dhurata më e çmuar – “Kush ka vajza botën ka”
Politikë

Dita Botërore e Vajzave, hapet fushata, Kurti: Vajza është dhurata më e çmuar – “Kush ka vajza botën ka”

Kosova News
Kosova News 11:18 -11/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Është bërë lansimi i Fushatës “Të Gëzoheni me Fëmijë”, e udhëhequr nga UNFPA në partneritet me IPKO Foundation, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë.

Nga të pranishmit u pohua se fushata ka për qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me çështjen sensitive të abortit selektiv në Kosovë dhe ndërlidhjen e saj me qasjen e pabarabartë të vajzave në edukim, me qëllim të ndërmarrjes së nismave më efektive për ta adresuar këtë shqetësim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u adresua me një video-mesazh gjatë eventit, tha se “Vajza është dhurata më e çmuar – Kush ka vajza botën ka”.

“I duhet shtëpisë një djalë është një shprehje që ende e dëgjojmë në shoqërinë tonë. Dukuria që prish raportin natyror të lindjeve nuk duhet që të ketë vend më në Kosovë. Vajza jonë është dhurata më e çmuar për mua dhe Ritën. T’i themi jo praktikës dhe preferencës për djalë sepse kush ka vajzën botën  ka”, tha ai. 

Përderisa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se po punohet në vazhdimësi në përmirësimin e kushteve e shërbimeve.

“Dikush më tha ‘Ishalla gratë po e ndihmojnë këtë shoqëri se na burrat s’po mundemi”. Gratë dhe vajzat kanë qenë çdo herë promotor i lëvizjeve në çdo institucion. Kjo ditë nxjerr në pah barrierat me të cilat përballen gratë dhe vajzat. Nuk kemi të dhëna të sakta për abortin, dhe kjo është një sfidë. Në vitin 2022 janë raportuar më shumë se 1 200 aborte. Sa më të forta të jenë vajzat aq më e fortë është edhe shoqëria”, raporton EO.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se qasja në arsim do të jetë e barabartë për të gjithë, e sidomos për vajzat.

Ajo më tej shtoi se do të punojnë që gratë të jetë në forta e profesioniste duke garantuar jo vetëm fuqizimin e tyre, por edhe zhvillimin e tërë shoqërisë.

“Kjo ngjarje do të ndihmojë që të vihen në pah sfidat dhe vështirësitë që përballen vajzat. Hapa përpara po bëjmë edhe ne për vajzat. Do të sigurojmë gra të forta e profesioniste në të ardhmen duke garantuar jo vetëm fuqizimin e tyre por të tërë shoqërisë. Investimi në vajzat është investim që mundëson zhvillimin e shoqërisë së shëndosh në të ardhmen. Sfidat janë të ngjashme me të gjitha vendet e botës, po ofrojmë bursa edhe për shkollim. Aborti selektiv ndikon edhe në ekuilibrin jetësor. Mënyra më e mirë për parandalimin e kësaj dukurie ka edhe edukimi edhe arsimimi”.

Drejtoresh e UNFA-së, Visare Mujku-Nimani, tha se janë të angazhuar për të promovuar të drejta e grave në çdo sferë.

Ajo ka apeluar për trajtim të barabartë duke kërkuar që të trajtohet edhe shkaqet e pasojat e diskriminimit.

“UNFA është e angazhuar fuqimisht për të promovuar të drejtat e grave. Ne duhet të trajtojmë edhe shkaqet e diskriminimin në bazë gjinore. Mosdiskrimin nuk duhet të jetë vetëm slogan, por duhet të jetë fundament për çdo shoqëri. Ne duhet të apelojmë për trajtim të barabartë. Për të luftuat këtë dukuri duhet të punojmë në të gjitha institucionet”.

Dita Botërore e Vajzave

Gjithashtu lexoni:

Ekspertët: Diaspora mund të ketë deputetë të garantuar në Kuvendin e Kosovës në të ardhmen

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Vushtrri

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kosova News 11/10/2023 11/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Kapet drogë me vlerë 60 mijë euro në Kaçanik, arrestohen dy shtetas të huaj
13:39 -21/06/2026
Protesta hyn në ditën e 21-të, demonstruesit kalojnë natën para Kryeministrisë
13:37 -21/06/2026
Koncert përkujtimor “Nisma e Lirisë” në nder të heroit Hakif Zejnullahu
13:35 -21/06/2026
Kryeministri Edi Rama diskutime me Macron, pritet të takohen nesër në Paris, zbulohet agjenda
13:33 -21/06/2026
Reduktimi i KFOR, “rezultat i vlerësimit të kujdesshëm të kushteve në terren dhe jo sinjal i tërheqjes”
13:31 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?