KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Diskutime rreth traktatit të Kosovës me Danimarkën në vlerë mbi 200 milionë euro, opozita po kundërshton
Politikë

Diskutime rreth traktatit të Kosovës me Danimarkën në vlerë mbi 200 milionë euro, opozita po kundërshton

Kosova News
Kosova News 13:57 -23/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Diskutime po zhvillohen në seancën e Kuvendit për Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se detyrohen të mos e mbështesim këtë marrëveshje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se në momentin kur kanë kuptuar që nuk janë respektuar procedurat për marrëveshje ndërkombëtare kanë kërkuar respektimin e tyre dhe nuk kanë kapërcyer asnjë procedurë.

“Jemi në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kosovës nuk i bëhet nder nëse nuk e votoni sepse dalim shtet joserioz. Na jepni mbështetje, por ju lutem për hir të Kosovës mos e refuzoni miratimin e marrëveshjes”, ka thënë ajo.

Gashi ka thënë se nuk kanë pasur probleme ideologjike me këtë marrëveshje.

“Mënyra se si u zhvillua debati këtu se marrëveshja është bërë pa dijeninë e kryeministrit është e papranueshme. Na doli një terren tjetër, te ligjshmëria e marrëveshjes”, ka thënë ai.

Ministrja Haxhiu ka thënë se është e gatshme për hir të bashkëpunimit të mirë me Mbretërinë e Danimarkës të marrin kohë një javë, dy, një muaj, vetëm që sot të mos dështojë kjo marrëveshje.

“Secilës pyetje të anëtarëve të komisionit u jam përgjigjur. Jam e gatshme të përgjigjem për të gjitha shqetësimet që i kanë deputetët”, ka thënë ajo.

Ndërkaq pas deklarimeve nga opozita se nuk do të votojnë, kjo marrëveshje është shtyrë për një seancë tjetër për të sqaruar edhe disa çështje mes Ministrisë së Drejtësisë dhe opozitës.

Kosova dhe Danimarka kanë nënshkruar letër-pëlqimin për dërgimin e 300 të burgosurve nga Danimarka në Kosovë në dhjetor të vitit 2021, ndërsa në prill të vitit të kaluar, dokumenti është shndërruar në Traktat.

Traktati, i cili ka një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh, parasheh që Danimarka të marrë në shfrytëzim qeli të vetme dhe të përbashkëta në burgun e Gjilanit, ndërsa Kosova, në këmbim, të përfitojë mbi 200 milionë euro.

Çka përfiton Kosova?

Nga zbatimi i këtij Traktati, Kosova do të përfitojë 210 milionë euro – 30 milionë euro do të shkojnë për energji të ripërtrishme dhe pjesa tjetër për investime në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Me hyrjen e tij në fuqi, shteti dërgues – Danimarka – do t’i dorëzojë Kosovës një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh.

Kurse, gjatë 12 muajve të parë të shfrytëzimit të burgut, pagesa do të bëhet në norma tremujore, në pajtim me numrin e të burgosurve që objekti mund t’i strehojë.

Shuma për 12 muajt e parë të përdorimit të burgut nuk duhet t’i kalojë 8.750.000 euro.

Ekspertë të sigurisë në Kosovë kanë thënë më herët për REL-in se nuk ka vend për t’u shqetësuar për situatën e sigurisë nga ardhja e të burgosurve nga Danimarka. Por, përfaqësues të disa organizatave joqeveritare kanë thënë se ky transferim mund të ndikojë në standardin e të burgosurve lokalë.

Autoritetet në Danimarkë kanë thënë se kapacitetet e burgjeve të tyre janë mbushur 100%, pasi numri i të burgosurve është rritur për gati 20% nga viti 2015.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Kosova News 23/11/2023 23/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?