KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Diskutime e përplasje për grevën, ministri Murati e pyet Ymer Ymerin nëse është i afërt me ndonjë parti politike
Arsim

Diskutime e përplasje për grevën, ministri Murati e pyet Ymer Ymerin nëse është i afërt me ndonjë parti politike

Kosova News
Kosova News 13:14 -23/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport  i Kuvendit të Kosovës edhe sot është duke diskutuar me përfaqësues të SBAShK-ut lidhur me grevën në arsim, ndërsa këtu sot janë paraqitur edhe ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ministra e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Edhe mbledhja e sotme është zhvilluar me disa debate e përplasje mes të pranishmëve.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se nuk mund të arrihet marrëveshje, kur kërkesat e Këshillit Grevist, ndërkohë vazhdimisht ndryshojnë.

Në këtë rast, Murati, ka kërkuar në mbledhjen e komisionit parlamentar të dijë nëse Ymer Ymeri një nga drejtuesit e Këshilli Grevist ka ndonjë afrim me ndonjë parti, duke aluduar se për të është raportuar që është i afërt me subjekte të caktuara politike.

- Reklamë -

“Kisha disa pyetje për disa nga anëtarët sepse është raportuar se është i afërt me disa parti politike”, ka thënë Murati.

Lidhjet e SBAShK-ut me PDK-në të thella, edhe anëtarja e Kryesisë, Hanife Salihu, këmbë e krye në PDK

Mirëpo nënkryetarja e Komisionit Albena Reshitaj e ka ndërprerë duke i kërkuar që të arsyetojë implikimet buxhetore për të arritur një marrëveshje me SBASHK-un.

Reshitaj, i ka kërkuar ministrit që të njoftojë për implikimet buxhetore në këtë rast sepse –“këto pyetjet tjera janë diçka tjetër”.

“Edhe ne kemi pyetje për ju edhe për të gjithë këta protagonistë të kësaj situate se përse nuk mund të arrihet zgjidhje”, tha Reshitaj.

Edhe deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, kërkoi nga ministri Hekuran Murati që të përqendrohet në financa.

 “Fol për financa mos na lodh ke ardhë si fëmijë i çerdhes këtu. Hajde fol se nuk je për dekor”,  tha Kastrati.

Sekretari i SBASHK-ut në lidhje të forta me PDK-në, bënte presione tek kolegët për votimin e vajzës së tij

E ministri Hekuran Murati tha se “përse duhet të ndihen në siklet përfaqësuesit e opozitës për pyetjet që i shtroj unë”.

Ministri Murati deklaroi se këto nuk kanë të bëjnë me kërkesa racionale.

“Konteksti është ky që në Këshillin Grevist kanë afërsi me parti politike, anëtarë që kanë probleme me ligjin e  kjo e  ndryshon kontekstin e situatës”, tha ministri Murati.

Ai u shpreh se në vazhdimësi ka pasur kërkesa nga ana e SBASHK-ut drejtuar Ministrisë Arsimit.

“Mësimdhënësit që duhej të mbeteshin pa punë si ulje e numrit të nxënësve, ata nuk do të largohen. Ata që janë të sëmurë, u është ndarë buxhet. Asistent për nxënësit me nevoja të veçanta etj”, tha ministri Murati.

“Tash na u tha nga SBAShK-u se ato nuk kanë qenë kërkesa të tyre. E tash nëse nuk janë ato, por vetëm 100 euro, atëherë ne shohim i marrim ato para, dhe i kthejmë tek këto 100 euro”.

Anëtari i SBAShK-ut që sot u përplas me deputetin Basha ishte dënuar me burg për falsifikim të diplomës së nxënësit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u shpreh se ka pasur dhjetëra takime me SBASHK-un dhe të ato ishin të vazhdueshme.

“I di sfidat dhe problemet e arsimit. Kemi diskutuar me SBASHK-un për mësimdhënësit që kanë mbetur tepricë për shkak të normave”, rikujtoi ajo.

“Për vitin 2023 janë ruajtur mbi 2.200 vende të punë për mësimdhënës, që do të mbesnin pa punë për shkak të uljes së numrit të nxënësve”.

Ajo tha se janë diskutuar edhe problemet e mësimdhënësve që kanë probleme të rënda shëndetësore.

“Unë e SBAShK-u i jemi gëzuar ndarjes së 1.7 milion euro për 300 mësimdhënës me probleme shëndetësore”.

Nagavci deklaroi se propozimet e SBASHK-ut për koeficientë të pagave të mësimdhënësve, janë marrë parasysh nga Grupi Punues për draftimin e Projektligjit për Paga.

“Kur është finalizuar drafti, ai është ndarë edhe me SBASHK-un, para se ai të dilte në dëgjim publik”, tha Nagavci.

Nagavci konfirmoi se pika e vetme që me SBASHK-un nuk ka arritur mirëkuptim është kërkesa prej 100 euro për mësimdhënësit.

“Kemi pasur takime dhe kemi kërkuar mirëkuptim që të mos vijnë kërkesë të tillë që pamundëson zbatimin, por të shohim dialogun sepse qëllimi është përmirësimi i pozitës së mësimdhënësve dhe rezultatet në arsim”.

Ministrja Nagavci deklaroi se kërkesa e vetme dhe lutja e saj  është të mos u mohohet e drejta e fëmijëve për arsim.

“U jam lutur shumë të hapen shkollat e të vazhdojmë diskutimin sepse jemi të interesuar të përmirësojnë gjithçka në fushën e  arsimit”.

Ekskluzive! Përfaqësuesi i grevistëve të BSPK-së, ishte arrestuar në vitin e kaluar dhe ka aktakuzë për korrupsion

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën

Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka

Kosova News 23/09/2022 23/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?