Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve, gjenerata 2025 e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në ceremoninë e diplomimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të kadetëve, etj.